back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeQyteti kampion i martesave në Kosovë është…

Qyteti kampion i martesave në Kosovë është…

Të ngjajshme

WOW: Yildiz “shpërthen” me supergol kundër Interit (VIDEO)

Në një ndeshje plot emocione mes dy rivalëve të...

Një grup protestuesish nga Kosova nisen për Hagë

Nesër është paraparë një protestë masive në Hagë, ku...

Engjellusha nis jetesën në Zvicër, detaji që mori vëmendjen (Foto)

Këngëtarja e njohur, Engjellusha Salihu, javë më parë kurorëzoi...

Në Kosovë në vitin 2018 janë kurorëzuar 16,871 qifte-bashkëshortore, ndërsa në Prizren numri i kurorëzimeve ishte 1,589 raste.

Kështu thuhet në raportin “Statistikat e Kurorëzimeve në Kosovë, viti 2018”, të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

“Femrat e kurorëzuar me përkatësi etnike shqiptare janë 94.0%, kurse 95.8% janë meshkuj të përkatësisë etnike shqiptare; femra me përkatësi etnike serbe janë 1.1% dhe meshkuj 1.1%; femra të përkatësisë etnike turke janë 0.4%, kurse meshkuj janë 0.5%; femra me perkatësi etnike boshnjake janë 1.1%, kurse meshkuj janë 1.0%; femra me përkatësi etnike rome, ashkali dhe egjiptiane janë 1.2%, kurse meshkuj janë 1.3%; femra me përkatësi tjetër etnike janë 2.3%, kurse meshkuj 0.4%”, thuhet në raport, përcjell Telegrafi.

Për sa i përket përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme

“Mosha mesatare e të martuarve ishte 30 vjeç. Prej tyre mosha mesatare e meshkujve ishte 31 vjeç, ndërsa mosha mesatare e femrave ishte 28 vjeçe. Në kurorëzimet sipas grup-moshave, dominojnë femrat e moshës 20-24 vjeçare me 5 398, ose 32.0%, ndersa te meshkujt dominon mosha 25-29 vjeçare me 5 341, ose 31.7%. Më së shumti kurorëzime ishin në komunën e Prizrenit, 1 589 raste, ose 8.7%, pastaj vjen Prishtina me 1 285 kurorëzime, ose 7.0%, ndërsa në Ferizaj ishin 1 067 kurorëzime, ose 5.8%, etj. Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme. Numri i femrave të kësaj kategorie ishte 10 602, ose 62.8%, kurse e meshkujve ishte 11 701, ose 69.4%”, përfundon raporti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz