BallinaLajmeKëto dy komuna që nga sot lëshojnë parkingun për bashkëatdhetarët

Këto dy komuna që nga sot lëshojnë parkingun për bashkëatdhetarët

Të ngjajshme

West Hami ja lehtëson Arsenalit, merr një pikë të rëndësishme ndaj Cityt

Ka përfunduar ndeshja e Premierligës mes West Hamit dhe...

Trump: Shumë vende do të dërgojnë anije luftarake për Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump,...

Boga ia dhuron Juventusit një fitore të madhe në udhëtim tek Udinese  

Jeremie Boga shënoi për ndeshjen e tretë radhazi në...

Gaza goditet nga stuhia e rëres, banorëve iu kërkohet të strehohen

Banorëve të Gazës u është kërkuar të gjejnë strehim...

Pikat kufitare tashmë kanë nisur të “vlojnë” nga kolonat e gjata të makinave ku mërgimtarët po ia mësyjnë vendlindjes së tyre.

Kosova, përgjatë dy muajve të verës, mirëpret bashkëatdhetarët, të cilët përherë sjellin begati duke i dhënë edhe më shumë kuptim ditëve të nxehta me diell.

Një gjest mjaftë të mirë ka bërë Komuna e Malishevës, teksa përmes një njoftimi bën të ditur se që nga sot deri më 15 gusht parkingun e këtij objekti mund ta shfrytëzojnë mërgimtarët, përcjellë Indeksonline.

“Të dashur bashkatdhetarë që këtë verë jeni me pushime në vendlindje, prej sot e deri më 15 gusht, oborri i Komunës së Malishevës është në dizpocionin tuaj, dhe të gjithë ju që keni nevojë për shërbime në komunë, veturat mund ti parkoni pranë objektit të komunës.
Mirëserdhët bashkatdhetar”, shkruhet në njoftim.

Po ashtu edhe Komuna e Suharekës që nga sot e ka parkingun në dispozicion të bashkëatdhetarë. Këtë e ka bërë të ditur kryetari Bali Muharremaj përmes një postimi.

“Nga sot, e deri më 16.08.2019, parkingu në oborrin e objektit të Komunës së Suharekës, është i hapur për mërgimtarët tanë.

Kjo mundësi u krijohet për qasje sa më të lehtë, në kryerjen e shërbimeve administrative.

Duke ju shprehur mirëseardhje, shpresojmë të kaloni pushime të mbara në atdheun tuaj.Ne jemi në shërbimin tuaj !”, ka shkruar ai./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz