BallinaLajmeKëta janë të “fortit” e PDK-së që kanë problem me ligjin (Emrat)

Këta janë të “fortit” e PDK-së që kanë problem me ligjin (Emrat)

Të ngjajshme

Dy kosovarë skijojnë për herë të parë në Majën e Shenjtë të Shkëlzenit

Dren Menda Mullaademi dhe Fis Nimani, kanë skijuar për...

Zhegrova në bankë për ndeshjen Juventus-Udinese

Ylli kosovar Edon Zhegrova nuk do të nisë sonte...

Arsenali “marshon” drejt titullit, arrin fitoren në fund ndaj Evertonit

Arsenali ka arritur një tjetër fitore në Premierligë. “Topçinjtë”, mposhtën...

16-vjeçari Max Dowman ia dhuron fitoren Arsenalit ndaj Evertonit

Një gabim i portierit të Evertonit, Jordan Pickord dhe...

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është ndër partitë që akuzohet më së shumti nga deputetët se krimi është shtylla e saj kryesore.

Mirëpo, ajo ka kohë që ka nisur një fushatë të re me slogain ‘Dekada e Re”, derisa kryetari i saj, Kadri Veseli, ka liruar nga detyra personat brenda partisë që kanë problem me ligjin.

Por nuk përjashtohet fakti se disa nga kryesuesit dhe anëtarët e saj janë të akuzuar për krime të ndryshme dhe enden nëpër Gjykata.

Ish-kryetari i Skenderajt njëherësh edhe anëtari i PDK-së, Sami Lushtaku ishte i akuzuar për dy vepra penale “shtytje për keqpërdorim të pozitës zyrtare ose të autorizimit”, me ç’rast është shpallur i pafajshëm dhe “arratisje nga QKUK-ja”, gjatë kohës që ndodhej në paraburgim për rastin ‘Drenica’.

Po ashtu edhe ish-kryetari i degës së PDK-së në Klinë, Sokol Bashota, i cili në 2017 kishte humbur postin e kryetarit në Komunën e Klinës.

Bashota së bashku me tre persona të tjerë ishin akuzuar për kryerje të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës ose autoritetit zyrtar”. Mirëpo që të katër u deklaruan të pafajshëm.

Një tjetër kryetar dege i PDK-së që ka problem me ligjin është, Qemajl Mustafa.

Mustafa kishte mbajtur postin e kryetarit të Komunës së Gjilanit për dy mandate, deri në 2013, kur në krye të Gjilanit ishte rikthyer Lutfi Haziri i LDK-së.

Mustafa akuzohet për kurdisje të tenderëve gjatë kohës së ushtrimit të detyrës si kryetar i Komune.

InDoks në këtë episod do të sjell në mendjen e publikut momentet të cilat e përshkruajnë dekadën e parë të PDK-së në pushtet.

Me procese gjyqësore të figurave të fuqishme të saj në vend dhe me akuza për krime morbide për liderët e saj jashtë vendit. Me suksese kozmetike e me dështime spektakulare.

Nga një parti që dilte e para në një parti që i duhen dhjetar subjekte të tjera në koalicion që të guxojë që të hyjë në garë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz