BallinaDrenica +Drenica SportSami Geci e mbyllë karrierën si futbollist, do të mbahet mend për...

Sami Geci e mbyllë karrierën si futbollist, do të mbahet mend për korrektësi e besnikëri

Të ngjajshme

Skenar i pabesueshëm: Si mundet që 50% e tabelës së Premierligës të kualifikohet në Evropë?

Është shfaqur një skenar i pabesueshëm, kundër çdo pritshmërie,...

Sekretari amerikan i Mbrojtjes rithekson se “armëpushimi nuk ka përfunduar”

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, këmbënguli se “armëpushimi...

Adelina Thaçi “godet” indirekt Adriana Matoshin: Mjaft ma, artisti s’e ulë nivelin e debatit!

Ish-deputetja e LDK-së, Adelina Thaçi-Meta e ka kritikuar indirekt...

Rexhaj: Brenda LDK-së s’ka pasur votë për Vjosa Osmanin

Arbër Rexhaj nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se brenda...

Njëri nga futbollistët më me peshë në Kosovë, Sami Geci nuk do të zbresë më në fushat e futbollit për të luajtur si lojtar profesionist.

Geci në një bisedë për Zëri.info, ka konfirmuar se më nuk do të luajë futboll profesionist.

“Sa i përket karrierës si futbollist unë i kam dhënë fund me përfundimin e edicioni të kaluar, edhe pse zyrtarisht nuk jam dal me prononcim”, ka thënë Geci i cili duket se nuk është ndarë edhe aq mirë nga kjo mbyllje e karrierës në këtë mënyrë.

“Kam qenë në rregull sa i përket përgatitjes fizike por klubi i Drenicës nuk më ka dhënë hapësirë sezonin që kaloi as edhe një minutë të luajë futboll, kështu që vendosa ta përfundojë karrierën duke mos u bërë i tepërt për disa aty, pasi më shumë i shikonin vitet e mija sesa punën në fushë që bëja”, ka sqaruar Geci.

Të kujtojmë se Geci përveç Drenicës ka qenë pjesë edhe e Prishtinës, derisa të gjithë e njihnin si një futbollist shembullor në fushë, ku ishte udhërrëfyes për shumë të ri. Pa asnjë dyshim mosprania prania e tij do të vërehet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz