back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaLajmeKosovarja për 6 vjet sa e mashtroi austriakun 80-vjeçar ia mori 2.2...

Kosovarja për 6 vjet sa e mashtroi austriakun 80-vjeçar ia mori 2.2 milionë euro

Të ngjajshme

Vengu: Mbi 500 ushtarakë shqiptarë janë të angazhuar në misione të NATO-s, BE-së e OKB-së

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka njoftuar...

Arsenali e përforcon fazën ofanzive, i shpenzon 75 milionë euro për Eze

Arsenali ka arritur marrëveshje me Crystal Palacen për transferimin...

ZYRTARE: 167 njësi të shitura – Renault Captur dominoi tregun e SUV-ëve në 2025!

Tregu i veturave në Kosovë po zhvillohet me shpejtësi,...

Gjermanët organizuan garë brenda Kampit Bondsteel mes disa kombeve, fituan letonezët

Forcat gjermane organizuan garën tradicionale ushtarake “Saulauf” në Kampin...

Duke filluar nga viti 2012, njohja në mes të austriakut 80-vjeçar dhe kosovares 32-vjeçe ishte shndërruar në një lidhje seksuale. Një lidhje që duket t`i ketë kushtuar tepër shtrenjt pensionistit nga Tiroli.

32-vjeçja e kishte nuhatur me kohë se me 80-vjeçarin kishte kapur një pre të majme. Për nënën e dy fëmijëve e cila merr ndihma sociale, ishte një shans i mirëseardhur.

Kështu ajo kishte filluar t`i kërkonte të holla “të dashurit” të saj. Secilën herë ajo do të gjente ndonjë rrëfim të ri për destinacionin e parave që i nevojiteshin, shkruan tt.com, transmeton albinfo.ch.

Njëherë ishte fjala për pagesën për një pasaportë, pastaj i duheshin para për rregullimin e dhëmbëve dhe, së fundi, për të trajtuar sëmurjen akute që po kalonte nëna e saj në Kosovë.

80-vjeçari paguante pa e bërë të madhe, por kërkonte që ajo të vinte nënshkrimin në dëshminë e secilës pagesë. Ai pra mbante një evidencë të rregullt mbi pagesat dhe thotë të ketë qenë i sigurt se paratë në fjalë do t`i ktheheshin dikur, përcjell albinfo.ch. Kjo veç tjerash për faktin se 32 vjeçja e kishte siguruar se nëna e saj e kishte trashëguar një shtëpi të madhe në Kosovë dhe se kishte miliona në konto.

Kjo histori dhurimesh të parave ka vazhduar plot gjashtë vjet ose është përmbyllur nga mesi i vitit 2018 kur pensionistit tashmë i mungonin hiç më pak se 2.2 milionë euro.

Kështu ai më në fund kishte bërë kallëzim penal në Gjykatën e Landit. Kosovarja e akuzuar për mashtrim profesional, para gjyqit ka thënë se vuan nga varësia prej lojërave të fatit dhe se të gjitha paratë, thjesht, janë zhdukur.

Prokurori, duke vlerësuar se për sa kohë mund ta fitojë një qyetetar normal atë shumë parashë nga puna e ndershme, ka kërkuar dënim sa më të ashpër për të akuzuarën, transmeton albinfo.ch. Në fund, trupi gjykues i shqiptoi kosovares një dënim prej katër vjetësh bburg. Dënimi ende nuk është i plotfuqishëm.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz