back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaBotë“Dëshira e fundit”, historia që po rrënqeth rrjetet sociale

“Dëshira e fundit”, historia që po rrënqeth rrjetet sociale

Të ngjajshme

Denigrimi karshi Malit/ BBVA penalizon Rogertin

Rogert Sterkaj do të jetë në nominim në Big...

Aston Villa e zyrtarizon ish-sulmuesin e Chelseas dhe Milanit

Aston Villa ka zyrtarizuar transferimin e Tammy Abraham. Sulmuesi anglez...

Po kërkohej nga INTERPOL, Policia arreston në Prishtinë një të dyshuar për trafik narkotikësh

Policia e Kosovës, përkatësisht zyrtarët policorë nga Drejtoria për...

Pak orë para se të ekzekutohej, një i burgosur i kërkoi rojes një laps dhe një letër për dëshirën e tij të fundit.

Pasi shkroi për disa minuta, i tha rojës, të lutem, t’ia dorëzosh këtë letër nënës sime!

Në letër shkruhej:

Nënë, besoj se nëse do të kishte më shumë drejtësi në këtë botë, edhe ti duhet të gjykoheshe bashkë me mua. Ti je po aq fajtore sa edhe unë për jetën time të mjerueshme! A të kujtohet nënë, kur e solla në shtëpi atë biçikletën që ja vodha një fëmije? Më ndihmove ta fshihja, që të mos e merrte vesh babai.

A të kujtohet, kur unë vodha portofolin e fqinjit? Ne shkuam bashkë te qendra tregtare dhe blemë çfarë deshëm me ato lekë. A të kujtohet kur e përzure babin nga shtëpia? Ai donte të më ndëshkonte për vjedhjen e tezës së provimit të maturës në shkollë dhe për këtë arsye më përjashtuan. Nënë, në fillim isha vetëm një fëmijë, më pas një adoleshent dhe tani një i ri i keqedukuar që u bëra kriminel!

Isha vetëm një fëmijë i pafajshëm dhe ti duhet të më edukoje, dhe jo të përkrahje veprimet e mia të gabuara. Unë të kam falur dhe kërkoj vetëm diçka, që historia ime të lexohet si një reflektim nga të gjithë prindërit kudo në botë.

Ata (prindërit) duhet ta dinë se janë të vetmit përgjegjës për edukimin e fëmijëve të tyre. Është në dorën e tyre që fëmija të bëhet një njeri i respektuar ose një kriminel. Faleminderit nënë që më dhënë jetën dhe faleminderit që më ndihmove ta humbas atë.

Nënshkruar nga djali yt, fajtor!

Të Fundit

Sport

ShowBiz