Kampioni i Kosovës, Feronikeli ka arritur një barazim të vlefshëm dje në ndeshjen ndaj TNS me rezultatin 2-2.
Feronikeli ishte duke humbur deri në minutat e fundit të ndeshjes, por futbollistët e Zekirija Ramadanit arritën të shënonin dy gola të shpejtë për të barazuar rezultatin dhe për të marrë një rezultat tejet pozitiv në ndeshjen e raundit të parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, përcjellë GazetaBlic.
Megjithatë – jo gjithçka shkoi mirë në këtë ndeshje, pasi lojtarët dhe stafi i Feronikelit u provokuan në stadiumin ‘Park Hall’ në Uells.
Në këtë stadium u pa një flamur i Serbisë i cili ishte i vendosur në shkallët e stadiumit.
Vlen të ceket se gjatë sfidës nuk kishte incidente – ndërsa ky ishte i vetmi provokim nga vendasit./GazetaBlic/