BallinaShqiptareMaturantja më e bukur e Shqipërisë, një vajzë malësore që vjen nga...

Maturantja më e bukur e Shqipërisë, një vajzë malësore që vjen nga familja me 14 burra të pushkatuar

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Xhoi Fusha është vajza e Arben Fushës, sipërmarrësi i njohur me shpirt të spikatur human, që po mahnit gjithë botën mediatike me pamjen e saj, e cilësuar si maturantja më e bukur e vendit për vitin 2019. Ajo është stërmbesa e Bajraktarit të Shoshit, Lulash Gjeloshi, trungu i të cilit në vitet e komunizmit u persekutu në mënyrën më mizore të mundshme duke i vrarë e masakruar 14 burra të konakut.

Sot, me sa duket, ajo e nderon paraardhësin e derës së njohur të Shoshit, me zgjuarsinë dhe bukurinë e pamatë. Shumë e krahasojnë me modelen Bella Hadid, aktualisht modelja më e famshme në modelingun botëror. Por, tek kjo vajzë e bukur, nxënese e talentuar, ka diçka më thelbësore, që përbashkon bukurinë me virtytin.

Xhoi ka mbaruar gjimnazin me rezultate të shkëlqyera. Preferon të jetë një ekonomiste e zonja, por dhe modelingun, ndaj falë kërkesave dhe ofertave në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar për modeling, ajo ende nuk e ka vendosur se cila do të jetë rruga e së ardhmes, por diçka është e sigurtë, preferon të shkollohet maksimalisht.

Familja e saj, siç shprehet i ati Arbeni, është familje me traditë të hershme, ku mbizotëron karakteri i fortë, zakoni i mirë i malësorit, dhe epja humane për të bërë mirë. Duke u futur në historinë e të parëve të saj, bajraktarit të famshëm të Shoshit, ndesh në historitë e një dere të madhe tipike e Malësive të Shqipërisë, ku dyert e mëdha e me prestigj nxirrnin prijësit më vital të krahinave. Ndërkohë që pas 1944, mbi kullën e bajraktarit u lëshu me të gjithë arsenalin e vet propogandistik dhe ushtarak regjimi komunist, duke dënuar me 101 vite burra të shtëpisë dhe masakruar me pushkatim 14 meshkuj të shtëpisë pas një rezistence epike.

Duket se vajza e bukur, me shtat të lartë, karakter të fisëm e bukuri të rrallë, ka trashëguar anët më të mira të Derës së Madhe të Shoshit, e për këtë babai dhe familja e saj janë më të lumtur se kurrë.

Vlen të theksohet fakti se Arbeni, babai i pesë vajzave të bukura, është shumë i dhënë pas familjes, por duke mos harruar hallin e të tjerëve, jo pak herë është gjendur në vështirësi të njerëzve në nevojë, ku shënohet rasti i ofrimit të një shtëpie në Lezhë për gjashtë motrat jetime halli ekstrem i te cilave u bë problem mediatik para disa kohësh.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz