back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajmePDK së shpejti publikon emrin e ministrit të ri të Inovacionit

PDK së shpejti publikon emrin e ministrit të ri të Inovacionit

Të ngjajshme

Osmani-Kallasit: Do të punojmë me të gjithë partnerët deri në heqjen e plotë të masave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar më Përfaqësuesen...

Kryeministri Kurti takoi Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Hargreaves

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Rukiqi: Kosova ka nevojë për zhvillim REAL, jo improvizime dhe popullizem

Kosova ka nevojë për zhvillim REAL, jo improvizime dhe...

Prezantohet Rodgers te skuadra e Arabisë Saudite

Brendan Rodgers është prezantuar te klubi i tij i...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ditë më parë ka larguar nga të gjitha pozitat partiake dhe institucionale të gjithë zyrtarët e PDK-së që kanë aktakuza të konfirmuara nga institucionet e drejtësisë.

Në një konferencë me gazetarë, lideri i PDK-së bëri të ditur se i ka liruar nga detyra të gjithë të emëruarit e PDK-së që kanë aktakuza dhe që mbajnë pozita në institucionet publike.

Pas këtij vendimi të Veselit, ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka dorëzuar dorëheqjen e tij tek kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Kështu bëri të ditur vetë ministri Beqaj në një konferencë për media, ku tha se është plotësisht i bindur në pafajësinë e tij.

Beqaj shtoi tha se drejtësia do ta vërtetoj pafajësinë e tij duke u bazuar në prova dhe fakte dhe shtoi se vepra për të cilën akuzohet nuk është vepër korruptive.

“Kam paraqitur dorëheqjen time tek kryeministri, Ramush Haradinaj. Konsideroj që ky është angazhim i përbashkët i të gjitha strukturave udhëheqëse ku jam edhe vet në PDK. Jam plotësisht i bindur që këto aktakuza janë të paargumentuara. Besoj që drejtësia do ta vërtetoj pafajësinë time duke u u bazuar në prova dhe fakte. Vepra që po akuzohem nuk ka asnjë nivel të korrupsionit. Për detaje do të flasim në gjykatë”, pati thënë Beqaj.

Ndërsa pas dorëheqjes së ministrit Beqaj, janë bërë dhjetë ditë që Ministria e Inovacionit është duke u udhëhequr nga zëvendësministri.

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në një përgjigje dhënë Telegrafit ka thënë se është çështje ditës kur pritet që kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, të propozojë emrin për ministër të kësaj ministrie.

“Zëvendësimi i ministrit është çështje ditësh. Kryetari është duke i shqyrtuar propozimet e mundshme dhe besoj që shumë shpejt del me propozimin e emrit të ministrit për Ministrinë e Inovacionit”, ka thënë Krasniqi.

I pyetur se cilët emra janë në diskutim për të parin e kësaj ministrie, Krasniqi ka thënë se nuk mund të flas për emrat.

“Janë disa emra që janë duke u përmendur. Janë disa njerëz që kryetari është duke i shqyrtuar, por të cilët unë nuk mund t’i tregoj”, ka përfunduar Krasniqi.

Kurse vendimin e kryetari të PDK-së, Kadri Veseli, e kanë mirëpritur edhe vetë zyrtarët e kësaj partie.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz