26 vjeçari Arianit Bytyqi i cili vdiq së bashku me Gentrit Gallopeni, pasi ranë në humnerë gjatë shkëmbimit të disa gjërave nga një autobus në tjetrin në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, vetëm pak orë para aksidentit, kishte kaluar në rrugën ku gjeti vdekjen sot, raporton Gazeta Metro.
Në një video që ka siguruar Gazeta Metro Arianit Bytyqi i cili punonte për agjensinë ‘Sharr Travel’, ai po dëgjonte një këngë që kishte mesazh për vetëjdijësimin e njerëzve kundër aksidenteve dhe uljes së shpejtësisë.
I njëjti kaloi po atë sot, ku gjeti vdekjen së bashku me kolegun e tij./gazetametro.net