Shkruan Gazmend Badivuku
Vrojtuesit e lagjes
Në një qytet dhe shtet të organizuar siguria fillonë nga familja. I pari që e jep informatën fëmijëve për policinë është prindi. Ai spjegon me kujdes detyrat e zyrtarit policorë dhe i këshillon fëmijtë që në çdo rastë të rrezikut t’i drejtohet me telefon stacionit ose në rast se gjendet në rrugë të lajmëron policin e parë. Sistemi i sigurisë është qështje komplekse dhe kërkon qasje profesionale, angazhim zingjiror dhe serioz.
Çdo familje detyrë parsore e ka edukimin e fëmijve në mënyrë të drejt. Edukimi në përgjithsi e posaqërisht në fushën e sigurisë nuk mjafton të bëhet veq në shtëpi por kërkohet edhe mënyrë të vazhdueshme dhe alternative të plotësohet si në qerdhe shkolla, radio dhe TV programeve, rrjete sociale etj.
Jemi çdo ditë dëshmitarë të raportimeve dhe kronikave të zeza në ambientet tona duke filluar nga lagjja, shkolla, kafiteritë, diskotekat, e sidomos fatkeqësive në trafik.
Të gjithë na në raste të tilla reflektojmë me dhimbje dhe keqardhje por aty përfundon e tëra. Qytetari i zakonshëm e shprehë dhimbjen dhe kryesisht nuk ndërmerr asnjë hap tutje. Numër i madh i qytetarëve mendon se pjesa tjeter i takon veç organeve të sigurisë dhe atyre emergjente. Jemi dëshmitarë thuaja që çdo ditë e posaqërisht në vendet urbane ku më shpesh shkaktohen incidente të ndryshme nga ato banalet deri në qështje që kosiderohen serioze dhe të ndërlikuara.
Nëse qytetarët nuk bashkpunojnë me zyrtarët policorë atëherë rezultatet në zbardhjen e rasteve do të mungojnë. Si duket neve si shoqëri ende na ka mbetë logjika e vjetër ndaj bashkpunimit me policinë, dhënjes së informatave dhe dëshmive nga frika nga ndonjë pasoje apo emërtim jo i mirë nga shoqëria.
Çdo bashkpunim me zyrtarët policorë është hap më afër në zhjidhjen e qështjeve dhe kontesteve që konsiderohet sukses i përbashkët dhe siguri më e madhe për qytetarët.
Apeli nga zyrtarët e sigurisë për bashkpunim është në të mirë të gjithë qytetarëve dhe natyrisht më tepër siguri për të gjithë. Siguria e përgjithshme e qytetarëve në një mënyrë fillon nga individi, andaj bëhuni ju të parët në lagje, shkollë qytet në shërbim të sigurisë me ç’rast ndihmoni në uljen e krimit dhe fatkeqësive në komunitet.
Një shembull i ri dhe i mirë u pa këto ditë në lagjen Arbëria në Prishtinë ku kompetentët në pushimoret e shkallëve vendosën tabelat me numrin zyrtarë për lajmërimin e rasteve të dyshimtë.