BallinaLajmeMot i nxehtë në Kosovë, këto janë temperaturat për dy ditët e...

Mot i nxehtë në Kosovë, këto janë temperaturat për dy ditët e ardhshme

Të ngjajshme

Skenar i pabesueshëm: Si mundet që 50% e tabelës së Premierligës të kualifikohet në Evropë?

Është shfaqur një skenar i pabesueshëm, kundër çdo pritshmërie,...

Sekretari amerikan i Mbrojtjes rithekson se “armëpushimi nuk ka përfunduar”

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, këmbënguli se “armëpushimi...

Adelina Thaçi “godet” indirekt Adriana Matoshin: Mjaft ma, artisti s’e ulë nivelin e debatit!

Ish-deputetja e LDK-së, Adelina Thaçi-Meta e ka kritikuar indirekt...

Rexhaj: Brenda LDK-së s’ka pasur votë për Vjosa Osmanin

Arbër Rexhaj nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se brenda...

Në Kosovë do të vazhdojë të mbaj mot i nxehtë.Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një komunikate për media, shkruan lajmi.net.
“Fushat me presion të lartë atmosferik që kanë përfshirë Gadishullin e Ballkanit do të jenë të qëndrueshme gjatë këtyre dy ditëve, duke krijuar kushte për mot me diell dhe re të shpërndara. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 29-33 gradë Celsius”, thuhet në komunikatë.

IHMK njofton se pjesa jugore e kontinentit dhe jugperëndimore do të mbetet nën ndikimin e masave të fuqishme të ajrit afrikan, të cilat do të ndikojnë që merkuri në termometër të regjistrojë vlera mbi 40 gradë Celsius.

Kjo situatë termike do të zgjasë 4-6 ditë.

Te ne temperaturat do të rriten pas 3-4 korrikut. Sa i përket fushave barike, ato janë dhe do të mbeten të larta, për disa milibar mbi vlerat e normales.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz