back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeMinistri britanik i mbrojtjes: Do vazhdojmë përkrahjen për Kosovën, janë populli më...

Ministri britanik i mbrojtjes: Do vazhdojmë përkrahjen për Kosovën, janë populli më mikpritës që kam takuar

Të ngjajshme

“Do t’i vendosim edhe tendat”, shqiptarët nga Sllovenia drejt Hagës me autobus

Nga Sllovenia drejt Hagës me autobus është nisur Egzon...

“Tokio 2025”, Julia Paternain shkruan historinë për Uruguain

Atletja 25-vjeçare Julia Paternain ka siguruar medaljen e parë...

“Do t’i vendosim edhe tendat”, shqiptarët nga Sllovenia drejt Hagës me autobus

Nga Sllovenia drejt Hagës me autobus është nisur Egzon...

Të shtëna me armë zjarri në Kaçanik

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të...

Ministri britanik i mbrojtjes, Mark Lancaster, ka deklaruar se Britania e Madhe do të vazhdojë përkrahjen ndaj Kosovës, përmes misionit të NATO-s.

Duke folur në një event të Muzeut të Ushtrisë Kombëtare, Lancaster tha se e kujton pritjen e ëmbël që i ka bërë Kosova 20 vjet më parë.

“E mbaj mend mirë se si më pritën kosovarët 20 vjet më parë kur shkova atje. Kjo shoqëri nuk harrohet nga asnjë vend, kështu që ne do të vazhdojmë përkushtimin tonë për stabilitet në rajon”, tha ai.

Kujtojmë se KFOR-i në Kosovë përbëhet nga trupa që vijnë nga rreth 30 vende, duke përfshirë këtu SHBA’në, Italinë, Turqinë dhe Poloninë.

Ndërsa, trupat e Britanisë kanë ndihmuar në përmirësimin e aftësive të zbulimit, vëzhgimit si dhe forcës së këtij misioni.

Misioni i NATO’s në Kosovë është një prej misioneve më të gjata paqeruajtëse në histori, kurse këtë vit shënoi 20 vjetorin e intervenimit në vend.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz