BallinaLajmePamje nga aksidenti tragjik ku humbi jetën një 34 vjeçar

Pamje nga aksidenti tragjik ku humbi jetën një 34 vjeçar

Të ngjajshme

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut, 34 vjeçar me inicialet A.J është personi që ka ndërruar jetë në aksidentit që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, përcjellë Indeksonline.

Sipas Policisë së Kosovës, trupi i viktimës është dërguar për obduksion derisa me rastin janë duke u marrë njësitet e trafikut.

“Sot rreth orës 05:00, kemi pranuar informatën për një vet aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Ferizaj, saktësisht në Llapnasellë, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i veturës) ka humbur jetën. A.J mashkull 34 vjeç, shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë  i viktimës dërgohet për obduksion, ndërkohë hetuesit e njësitit të trafikut, janë duke u marr me rastin”, tha Flora Ahmeti për Indeksonline.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz