Dega e Partisë Demokratike në Fushë Kosovë ka thënë se në shumë fshatra të kësaj komune, gjatë ditës së sotme, nuk ka pasur furnizim me ujë nga rrjeti i ujësjellësit. Duke shpresuar se ky problem do të zgjidhet për të gjithë qytetarët, kjo parti ka shprehur vlerësim ndaj KUR “Prishtina” dhe ndaj mbështetjes financiare të Ministrisë së Financave për rrjetin e ujësjellësit, por ka thënë se nuk shpreh mirëkuptim ndaj Komunës së Fushë Kosovës për vonesat që ka shkaktuar, duke mos ndarë mjetet për implementimin më të shpejtë të këtij projekti.
Nga sot ka filluar furnizimi 24 orë me ujë të Fushë Kosovës, por përmes një reagimi, Dega e Partisë Demokratike, ka thënë se në shumë zona rurale të kësaj komune gjatë ditës së sotme ka pasur mungesë të ujit nga rrjeti i ujësjellësit.
Kjo parti ka thënë se janë duke pritur që ky problem të zgjidhet për të gjithë qytetarët, ndërkaq ka shprehur vlerësimin për KUR “Prishtina” si dhe për mjetet që ka ndarë Ministria e Financave për ta zgjidhur problemin me ujë të qytetarëve të Fushë Kosovës.
“Partia Demokratike uron qytetarët e Fushë Kosovës për ujin e pishëm, ndonëse në shumë fshatra gjatë ditës së sotme ka pasur mungesë të furnizimit më ujë nga rrjeti i ujësjellësit. Duke shpresuar se ky problem do të zgjidhet shpejt, shprehim vlerësimin tonë ndaj KUR Prishtina për përpjekjet e vazhdueshme si dhe ndaj Ministrisë së Financave për ndarjen e mjeteve, që qytetarët tanë të mos mbesin edhe më tutje pa ujë”
PDK ka thënë se nuk kanë mirëkuptim ndaj Komunës së Fushë Kosovës për vonesat që i ka shkaktuar në shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit, duke mos i ndarë mjetet për të cilat ishte e obliguar.
“PDK nuk shpreh mirëkuptim ndaj Komunës së Fushë Kosovës, pasi ajo është shkaktare për vonesat në shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit, sepse nuk i ndau mjetet të cilat obligohej t’i paguante”
PDK e Fushë Kosovës edhe më herët kishte reaguar në lidhje me problemin e ujit të pishëm. Kryetari i degës së PDK-së në Fushë Kosovë, Rrahim Ternava, gjatë një vizite në KUR Prishtina, kishte fajësuar komunën për mos ndarjen e mjeteve për rrjetin e ujësjellësit.
Ternava edhe sot permes rrjeteve sociale, ka thënë se kjo parti kishte reaguar në lidhje me ujin në këtë komunë, ashtu sikurse do të reagojë edhe më tutje për problemet me të cilat përballen qytetarët.
“Shqetësimin në lidhje me vonesat për ujë në Fushë Kosovë, PDK e ka shprehur edhe më parë dhe do të vazhdojë të kërkojë llogari nga Komuna e Fushë Kosovës për shumë probleme me të cilat përballen qytetarët”, ka thënë Rrahim Ternava.
Ndryshe, qytetarët e Fushë Kosovës pas njëzet vitesh do të kenë furnizim të rregullt me ujë