back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaLajmeAksidenti i rëndë me 2 të lënduar, një kalimtar rasti thotë se...

Aksidenti i rëndë me 2 të lënduar, një kalimtar rasti thotë se ndihma e shpejt u vonua 30 min.

Të ngjajshme

Asistimi i vitit bëhet në Champions League, nga një portier (Pamje)

Një gjë e pazakontë ka ndodhur sot në Champions. Jo...

Numërohen votat me kusht në Prishtinë, ky është rezultati

Ka përfunduar numërimi i votave me kusht në Prishtinë. Kandidati...

Rexhepi: Kurti nuk ishte kundër krijimit të një komune me shumicë boshnjake

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Emilija Rexhepi, ka zbuluar detaje...

Luftanija më e madhe në botë arrin në detin kroat

Aeroplanmbajtësja amerikane USS Gerald R. Ford, e njohur si...

Sot rreth orës 14:00 ka ndodhur një aksident trafiku në Mitrovicë (rrugës për Zhabar), ku kanë përfunduar të lënduar rëndë dy persona.

Klan Kosova ka mësuar se kamioni i ngarkuar me zall e ka goditur një motoçikletë në të cilën kanë qenë dy persona.

Të dy personat kanë marrë lëndime serioze dhe për këtë arsye ata janë dërguar me ambulantë për në spital.

“Sot rreth orës 14:00 ka ndodhur një aksident trafiku rrugës për Zhabar. Një kamion i ngarkuar me zall e ka goditur një motoçikletë në të cilën kanë qenë dy persona. Si pasojë e aksidentit, të dy motoçiklistët kanë përfunduar nën gomat e kamionit. Pas nxjerrjes së tyre, ata kanë qenë në gjendje kritike”, ka thënë Nazmi Shabani i cili ka qenë kalimtar rasti.

“Pas 30 minutave ka arrit policia dhe ekipi mjekësor. Në ambulancë ka qenë vetëm shoferi dhe një teknik. Më shqetëson fakti se ata nuk kanë qenë në gjendje t’u ofrojnë as ndihmën e parë viktimave”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz