BallinaLajmeKomuna e Skënderajt në aksion, asgjësohen më shumë së 200 kg mish...

Komuna e Skënderajt në aksion, asgjësohen më shumë së 200 kg mish i prishur

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Në vazhdën e aktiviteteve të Drejtorisë së Inspektoratit, për kontrolle të produkteve ushqimore në marketet dhe dyqanet e komunës sonë, ditë më parë inspektorët e këtij dikasteri kanë bërë inspektim në një nga qendrat tregtare në qytet, ku kanë gjetur një sasi të madhe mish viçi i prishur, prej 184 kg, e vlefshme me 1 mijë e 199 euro, si dhe 43 kg mish pule i prishur, gjithashtu.

Sipas raportit të Inspektorëve, sasia e mishit është gjetur tek Qendra Tregtare “Arjeta”, nga e cila është sekuestruar dhe është dërguar në vendin e sigurt ku edhe është asgjësuar.

Inspektorati i Komunës ka ndërmarrë masa konkrete ndaj rastit në fjalë, duke e gjobitur biznesin, konform dispozitave ligjore.

Komuna e Skenderajt nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që qytetarëve t’u servohen produkte që përbëjnë rrezik për shëndetin e tyre.

Për të arritur këtë, kërkohet të bashkëpunohet ngushtë me qytetarët tanë, andaj Komuna e Skenderajt u bën thirrje të gjithëve të paraqesin tek organet kompetente çdo rast dyshimi të produkteve të prishura ushqimore apo me afat të skaduar.

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz