Sot bëhen 20 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes për çmilitarizimin e UÇK-së.
Mijëra njërëz kishin ardhur në Prishtinë, në vitin 1999, në ditën kur UÇK-ja do të dilte për herë të fundit publikisht.
Shumë kosovarë kishin mbushur rrugët e Prishtinës para 20 viteve, për të parë për herë të fundit ushtarët e UÇK-së me uniforma, para se të bëhej çmilitarizimi i tyre, shkruan Magazina.al
Parada e mbajtur në prag të demilitarizimit, u drejtua nga ish-shefi ushtarak i UÇK-së, gjenerali, Agim Çeku dhe ish-komandanti, Sulejman Selimi.
Parada kishte filluar nga Universiteti i Prishtiës për të vazhduar rrugëve të Prishtinës deri në stadiumin e qytetit, ku udhëheqësit e UÇK-së, mbajtën fjalime para mijëra qytetarëve.
Këto janë pamjet e paradës së fundit të UÇK-së./A.Limani/Magazina.al/
VIDEO: http://video.gjirafa.com/kosovo-pristina-kla-army-parade-mp4

