back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeHaradinaj: Jemi duke punuar për krijimin e një fondi të përhershëm për...

Haradinaj: Jemi duke punuar për krijimin e një fondi të përhershëm për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore

Të ngjajshme

Vendim nga Supremja: ZRRE fiton ndaj KOSTT, gjoba afro 440 mijë euro mbetet

Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka refuzuar si...

Arben Vitia e pranon që u intervistua nga Prokuroria Speciale

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka pranuar...

Hoti: 4 herë në 4 vite u shtrenjtua energjia elektrike, dhe tallja me qytetarët vazhdon

Ish-deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka komentuar çështjen e...

Faik Shatri: Hera e parë që një kryeministër viziton Odën e Mjekëve

Kryetari i Këshillit Drejtues në OIK, Faik Shatri, vlerësoi...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me një grup fermerësh protestues nga Komuna e Ferizajt, të cilët shprehën shqetësimin e tyre për dëmet e shkaktuara nga vërshimet.

Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e vendit do të ndërmarrë hapa konkretë në krijimin e një sistemi për kompensimin e dëmeve si një nismë e iniciuar në ekzekutiv vitin e kaluar dhe që nuk është trajtuar asnjëherë më parë.

Kryeministri Haradinaj tha se nuk i ka harruar ata, por që ka pas një radhë sipas dëmeve që kanë qenë më të mëdha, si në Komunën e Rahovecit, Suharekës, Mamushës, Shtimes, Ferizajt dhe disa dëme që janë shkaktuar në Komunën e Istogut dhe që vazhdojnë të përsëriten.

“Qeveria e Kosovës është duke punuar për krijimin e një fondi të përhershëm për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore dhe për aktivizimin e sistemeve mbrojtëse”, tha kryeministri Haradinaj.

Më tej kryeministri Haradinaj tha se do të shqyrtohen kërkesat e tyre legjitime në Qeveri, pasi që këtë shqetësim e kanë ngritur edhe përfaqësuesit politikë të asaj komune. 

Fermerët protestues e falënderuan kryeministrin Haradinaj për gatishmërinë që të dëgjoi shqetësimet dhe kërkesat e tyre dhe kërkuan që ato të shqyrtohen sa më parë që është e mundur.

Të Fundit

Sport

ShowBiz