back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeHumbi 13 anëtarë të familjes, ish-ushtari i UÇK-së: I gatshëm të luftoj...

Humbi 13 anëtarë të familjes, ish-ushtari i UÇK-së: I gatshëm të luftoj sërish

Të ngjajshme

23-vjeçarja arrestohet në Serbi, pritet ekstradimi në Shqipëri

Si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet policore serbe, koordinuar...

Konjufca: Veteranët e arsimit në Podujevë nuk lëshojnë pe

Në një takim të ngrohtë në një nga kafenetë...

Enver Hoxhaj garanton se PDK do të rrisë të gjitha pensionet mbi 50%

Kandidati për deputet dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme,...
- Advertisement -

Nuk mendoj se serbët do të na japin ndonjë gjë. Shpresoj që të mos ketë një tjetër luftë, por ne do të luftojmë sërish nëse është e nevojshme. Kemi punë të papërfunduara”, deklaroi Berat Dana i cili po qëndronte së bashku me një grup të ish-bashkëluftëtarëve kur u intervistuan nga “The Indipendent”.

Ky medium britanik ka shkruar për masakrat që ndodhën në Gjakovë para 20 vitesh dhe citon Danën të cilit i janë vrarë 13 anëtarë të familjes së tij ndërsa ai po luftonte në radhët e UÇK-së.

Gazeta përshkruan se si janë vrarë e torturuar njerëz dhe shumë objekte historike janë shkatërruar. Dana kishte arritur të gjente dy policë të cilët ishin të përfshirë në masakrën e 10 majit 1999 ku mbetën të vrarë anëtarët e familjes së tij.

“Gjeta emrat e dy policëve të cilët ishin të përfshirë në arrestime dhe i kontaktova pas luftës. Dëshiroja të zbuloja se çfarë ndodhi me të zhdukurit. Gjurmova një në Mal të Zi por më thanë se ishte i sëmurë. Pra, kemi të gjitha këto vrasje dhe nuk është e lehtë të falësh”, tha ai.

Shkëndije Hoda është pjesë e një grupi që po grumbullon dëshmi për të gjitha ato çfarë ngjanë në Gjakovë duke i dorëzuar Prokurorisë dhe duke u kujdesur që të mos i mbulojë pluhuri i harresës.

Vëllai i Shkëndijës, Hekurani, i cili edhe ai ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka rrëfyer se pa ndihmën e NATO-së, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, nuk do të ishte i mundur çlirimi i Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz