BallinaLajmeKosovarët nuk duan të bëjnë biznes në Shqipëri, bie numri

Kosovarët nuk duan të bëjnë biznes në Shqipëri, bie numri

Të ngjajshme

Mblidhet Komisioni për Buxhet, në rend dite miratimi i buxhetit të Zubin Potokut

Komisioni për Buxhet në Kuvendin e Kosovës do të...

53 aksidente e mbi 2000 gjoba trafiku brenda 24- orëve

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda...

Gjilan: Arrestohet i dyshuari për tentim vrasjeje pas një jave në arrati

Policia e Kosovës ka vënë në pranga një person...

4 muaj pa Shpat Kasapin, gruaja e tij me dedikim prekës: Për Roelin ishe bota

Janë bërë katër muaj nga vdekja e artistit shqiptar,...

Klima e biznesit ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës është përkeqësuar së fundmi, teksa bashkëpunimi ekonomik nuk po përparon, përkundrazi.

INSTAT raportoi se gjatë vitit 2018 numri i bizneseve nga Kosova në Shqipëri ishte 423, duke shënuar rënie me 11 për qind në raport me një vit më parë.

Vënia e një tarifë të re në rrugën e Kombit dhe përkeqësimi i klimës së biznesit në Shqipëri, i kanë dekurajuar bizneset e Kosovës të vijojnë aktivitetin në Shqipëri.

55 ndërmarrje nga Kosova e kanë mbyllur aktivitetin vitin e kaluar, ku 23 ishin në sektorin e prodhimit dhe 32 ishin në sektorin e shërbimeve.

Ndërmarrjet nga Kosova ishin në rritje vitet e fundit pas një përkeqësimi që u vu re në vitin 2015, por duket se situata ka nisur të përkeqësohet sërish. Edhe pse qeveritë e dy shteteve të njëjtit komb u angazhuan në mbledhje të përbashkëta për të rritur bashkëpunimin ekonomik, e kundërta shihet të ketë ndodhur.

Një anketim që qeveria e Kosovës bëri ketë vit me bizneset atje për evidentuar pengesat në eksport, Shqipëria zuri vendin e dytë pas Serbisë për pengesat e larta.

Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka vlerësuar pengesa kryesore ato jo-tarifore, ku në çdo eksport, autoritetet shqiptare iu kërkojnë kopjen origjinale (ose kopjen e noterizuar) të Certifikatës së Cilësisë për produktet që i nënshtrohen kontrollit fitosanitar dhe veterinar. Procedurat e zhdoganimit në Shqipëri, pagesa e skanerit, noterizimi i analizave, pagesa në rrugën e kombit, mos-marrja për bazë e çmimit të faturës nga Dogana Shqiptare, zbatimi i normës të lartë të akcizës për sektorin e birrës, janë disa nga pengesat të cilat e rrisin koston e prodhimit por edhe e ulin nivelin e konkurrueshmërisë së produkteve të Kosovës në tregun e Shqipërisë.

Klubi i Prodhuesve muaj më parë pati paralajmëruar edhe protestë për bllokimin e pikës doganore me Shqipërinë, por që kjo protestë u shtyu me shpresën që qeveria e Shqipërisë të ketë kohën për reflektim për zgjidhjen e barrierave tregtare, por që protesta ende mbetet si një mundësi reagimi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz