back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaSportKualifikueset e Europa League, UEFA merr vendimin për Skënderbeun

Kualifikueset e Europa League, UEFA merr vendimin për Skënderbeun

Të ngjajshme

Vendim nga Supremja: ZRRE fiton ndaj KOSTT, gjoba afro 440 mijë euro mbetet

Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka refuzuar si...

Arben Vitia e pranon që u intervistua nga Prokuroria Speciale

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka pranuar...

Hoti: 4 herë në 4 vite u shtrenjtua energjia elektrike, dhe tallja me qytetarët vazhdon

Ish-deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka komentuar çështjen e...

Faik Shatri: Hera e parë që një kryeministër viziton Odën e Mjekëve

Kryetari i Këshillit Drejtues në OIK, Faik Shatri, vlerësoi...

Ka mbetur edhe pak orë nga vendimi përfundimtar i CAS, por UEFA e ka bërë thuajse zyrtare. Organi më i lartë i futbollit Europian ka zbuluar skuadrat që do të marrin pjesë në fazën kualifikuese të UEFA Europa League, por ajo që tërheq vëmendjen është “zhdukja” e Skënderbeut.

Skuadra korçare është në një pritje të gjatë nga CAS, me Gjykatën Sportive të Arbitrazhit Sportiv që do të jap vendimin përfundimtar për ish-kampionët e vendit, që rrezikojnë një dënim prej 10 vitesh nga Kupat e Europës. Vendin e korçarëve e ka marrë Laçi, e cila është vendosur në pozicionin e skuadrave jo favorite në grupin e 9-të.

Kurbinasit rrezikojnë që të përballen me skuadra si Hapoel Beer-Sheva (ISR), AEK Larnaca (CYP), Domžale (SVN), Pyunik (ARM), Sabail (AZE) dhe Budućnost Podgorica (MNE). Në rast se korçarët fitojnë, atëherë do të jenë ata në Europë, ndërsa Laçi automatikisht mbetet jashtë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz