BallinaLajmeSa i pasur është i pari i Telekomit të Kosovës

Sa i pasur është i pari i Telekomit të Kosovës

Të ngjajshme

Kurti: Ndërhyrja e NATO-s i hapi rrugë lirisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar 27-vjetorin e...

“Zero tolerancë”/ Pacolli paralajmëron kontroll të rreptë për gurëthyesit

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka...

Hadërgjonaj optimist para lojës me Sllovakinë dhe për kualifikim në Botëror

Kombëtarja e Kosovës i ka vazhduar sot përgatitjet për...

Muaj i ndarjes/ Çifti i njohur i jep fund fejesës

Kelly Osbourne dhe Sid Wilson janë ndarë vetëm shtatë...

Të hyrat vjetore të Bedri Istrefit, kryeshefit të ekzekutivit në Telekomin e Kosovës janë gjithsej 5.953 euro. Ai këto të hyra dhe pasurinë e tij e ka paraqitur në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Shefi i Telekomit, ka veturë Range Rover të cilën e ka blerë në vitin 2018-të me një shumë 17 mijë euro. Atë thotë e ka blerë duke shitur dy vetura të tjera ndërsa gruaja e tij ka stoli ari në vlerë prej 7 mijë eurove të cilat i posedon që nga 2010-ta.

Istrefi ka dy shtëpia që kapin vlerën e 300 mijë eurove. Njëra thotë se është e babait ndërsa tjetrën e ka deklaruar si të përbashkët.

Ai ka borxh në dy banka për ndërtim dhe biznes që kapin vlerën e 54 mijë eurove ndërsa ka në bankë 2 mijë e 700 euro para të gatshme.

Agjencia Kundër Korrupsion ka publikuar të enjten pasuritë e zyrtarëve, deputetëve, presidencës e qeverisë, të cilat kapin shifrat marramendëse kurse disa të tjerë befasojnë nga borxhet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz