back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeI mashtronte se ua rregullon dokumentet për të dalë jashtë Kosovës, arrestohet...

I mashtronte se ua rregullon dokumentet për të dalë jashtë Kosovës, arrestohet 25-vjeçari

Të ngjajshme

Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP (Video)

Limi ka zbuluar arsyet se pse ka ndërprerë rrugëtimin...

Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për dy aktivitete...

Liverpooli më në fund fiton në Premierligë, e mposht bindshëm Newcastlen

Liverpooli ka arritur fitoren e parë në Premierligë për...

Limi lë shtëpinë më të madhe në vend (VIDEO)

Banori i Big Brother VIP Kosova, Limi, ka lënë...

Një person i dyshuar për mashtrim është arrestuar në Prishtinë.

I njëjti dyshohet se kishte marrë para nga disa viktima duke u premtuar se kinse do t’ua rregullonte dokumentet për të punuar jashtë vendit, shkruan lajmi.net.

Sipas hetimeve, i njëjti dyshohet se u kishte marrë deri në 7 mijë euro viktimave të tij.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Dje rreth orës 21:00 nga hetuesit e stacionit policor Qendra në Prishtinë, është arrestuar një person të dyshuar për mashtrim.

Reagimi dhe grumbullimi i shpejtë, i informacioneve në rrugë operative, ka mundësuar që vetëm disa orë pas raportimit të rastit, të arrestohet personi i dyshuar:

R.I, mashkull , 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ,

i cili dyshohet të ketë marrë nga persona të ndryshëm, shuma të caktuara parash që në total arrijnë vlerën rreth 7.000 euro, duke u premtuar atyre se do të ua rregullonte dokumentet për të punuar jashtë vendit.

Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga i dyshuari mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar deri tani.

Deri tani në polici si viktima të këtij mashtrimi janë paraqitur 3 persona, andaj marrë në konsideratë këtë fakt, kërkojmë nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, për të ndihmuar policinë drejt hetimit përfundimtar.

Pas arrestimit dhe marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes në Prishtinë, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale, para se rasti të kaloj në institucionet kompetente. /Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz