back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajmeFamilja u bën thirrje qytetarëve të paraqiten në këta numra nëse kanë...

Familja u bën thirrje qytetarëve të paraqiten në këta numra nëse kanë informata për Binak Ukën

Të ngjajshme

Policia dhe familja ftojnë qytetarët që të japin informacione në rast se dinë diçka për vendndodhjen e Binak Ukës nga komuna e Klinës.

Binak Uka, 76 vjeç, ka dalë para dy ditësh nga shtëpia dhe familja nuk ka informacion se ku ndodhet.

Familjarët po kërkojnë që kushdo që e ka parë Binak Ukën të lajmërohet në numrat më poshtë:

Për këtë rast policia apelon:

“Më datë 05.06.2019, në Stacionin Policor Klinë, është raportuar rasti person i zhdukur, bëhet fjalë për personin Binak (Smajl) Uka, i lindur me 19.10.1944 në fshatin Bokshiq-Klinë.

Pas konsultimit dhe pajtimit me familjaret e viktimës dhe prokurorin e shtetit kërkojmë nga ju nëse mund të na ndihmoni në arritje të çfarëdo informate për vendndodhjen e këtij personi.

Në lidhje me personin e lartcekur, kërkimet e deritanishme policore, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, andaj kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij të informojnë policinë në linjën emergjente 192”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz