Hoxhë Enis Rama në një intervistë për Pressing ka folur rreth arritjeve shkencore dhe pikëpamjeve fetare rreth tyre.
Hoxha thotë se toka është e rrumbullakët dhe kjo thuhet edhe në librin e shenjtë të myslimanëve.
“Shpjegohet kjo në Kuran dhe dijetarë të hershëm e kanë thënë këtë”, ka thënë Rama.
Hoxha e ka komentuar edhe teorinë e Evolucionit e cila bie ndesh me mënyrën se si reliogjionet shpjegojnë krijimin e njeriut.
“Nuk është diçka se a beson ose jo. Është një përpjekje shkencore për t’i dhënë përgjigje disa cështjeve. Është më shumë ideologjike”, ka thënë Rama.
“Vetë teoria e Darvinit është e konstesuar. Nuk është ligj, vazhdon të mbetet teori, pasi ka akoma nevojë të provohet dhe të vërtetohet”, ka shtuar ai.
Sipas hoxhës, nuk mund të thuhet me siguri të plotë se njeriu ka arritur në hënë. Mirëpo, sipas tij, arritja e njeriut në hënë nuk e shqetëson aspak fenë islame.
“Nuk ka që e pohojnë ose mohojnë. Mendoj që kjo çështje është akoma që e kontestojnë. Mirëpo, nëse ka shkuar, nuk është diçka që na prish punë e të mohohet” , ka thënë ai. /Express