BallinaDrenica +Drenica KulturëXhamia e Plluzhinës, shpërndanë 7 mijë e 100 kilogram miell, shtron 29...

Xhamia e Plluzhinës, shpërndanë 7 mijë e 100 kilogram miell, shtron 29 iftare – afër 3 mijë racione dhe shpërndanë 40 pako ushqimore (FOTO)

Të ngjajshme

Zemaj thotë se LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ekipi i saj

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka arritur një dakordim...

Tifozët e Vallecanos me fat, takojnë në rrugë dy futbollistët e klubit spanjoll

Skuadra e Rayo Vallecanos nesër në mbrëmje luan ndeshjen...

Nesër e deri më 12 maj mbyllet një rrugë në Prishtinë, shkak punimet

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se nga...

Monaco drejt transferimit përfundimtar të Ansu Fatit

Klubi francez AS Monaco po përgatitet të aktivizojë klauzolën...

Xhamia e fshatit Plluzhinë të Skenderajt padyshim është njëra ndër xhamitë më të organizuara në gjithë Kosovën, ku xhemati i kësaj xhamie që përbëhet nga fshatrat: Plluzhinë, Likoc, Açarevë, Ticë dhe shumë vullnetarë nga vende të tjera në vazhdimësi po tregojnë shpirtin e tyre human, shkruan Drenica Press.

Me ndihmën e xhematit kjo xhami tani e katër vite në çdo natë të Ramazanit shtron qindra racione me ushqim për njerëzit që agjerojnë. Ndërsa vetëm këtë vit në xhaminë e fshatit Plluzhinë janë shtruar 29 iftare që në total i bie afër 3 mijë  racione me ushqim, gjithashtu janë shpërndarë këtë Ramazan 7 mijë e 100 kilogram miell dhe janë shpërndarë 40 pako ushqimore për familjet nevojtare.

Imami i Xhamisë së Plluzhinës, Sadik Hoxha për Drenica Press bëri të ditur gjithë shumën financiare që është mbledhur këtë Ramazan, ku për rregullimin e vendit për shtrimin e iftareve janë shpenzuar 5 mijë e 900 euro, ndërsa për 29 iftare të këtij Ramazani janë paguar për ushqim 5 mijë e 966 euro dhe janë mbledhur 7 mijë e 100 kilogram miell dhe 40 pako ushqimore, ku u janë shpërndarë familjeve nevojtare.

Sadik Hoxha, imam i xhamisë në fund falenderon gjithë kontribuesit, të cilët dhanë kontributin e tyre në shenjë humaniteti në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, duke u lutur që Zoti t’i shpërblejë për ndihmën që kanë dhënë. Ai poashtu shtoj se organizime të tilla do të ketë në vazhdimësi që t’ju dalin në ndihmë familjeve nevojtare.

Më poshtë i gjeni disa foto e aktiviteteve të xhamisë së fshatit Plluzhinë gjatë muajit të Ramazanit.

Rregullimi i vendit për shtrimin e iftareve në vendin e xhamisë së vjetër që daton nga viti 1666 dhe njihet si xhamia më e vjetër në Skenderaj.

Fotografia e Xhamia e Plluzhinës

Fotografia e Xhamia e Plluzhinës

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz