BallinaLajmeMerret vendim, nga sot të gjitha veturat në Kosovë duhet të bëjnë...

Merret vendim, nga sot të gjitha veturat në Kosovë duhet të bëjnë matjen e gazrave që lirojnë

Të ngjajshme

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Ekspozita për masakrat, Maliqi: Gashi është sharlatan, të mos merret zhag me vete edhe Kandiqi

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, duke reaguar lidhur...

Itali, një grua dhe një foshnjë gjenden të pajetë në liqen

Dy trupa të pajetë, të një gruaje dhe të...

Nga 1 qershori, të gjitha veturat në vend, përveç kontrolleve teknike, duhet të bëjnë edhe matjen e gazrave që lirojnë.

Kjo u bë e ditur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, e cila tha se kjo është e caktuar me udhëzim administrativ.

Ndonëse ky vendim ishte paraparë të fillonte së aplikuari nga muaji shkurt, ai është shtyrë me kërkesë të shumë qendrave të kontrolleve teknike të automjeteve.

Ky vendim po përkrahet nga ambientalistët, të cilët thonë se me të, mjedisi do të jetë më i pastër.

Nisma e ministrisë po përkrahet edhe nga qytetarët.Por, ka të atillë që janë skeptikë në lidhje me të.

Shuma për një kontroll të tillë të automjeteve ende nuk është bërë e ditur, derisa pritet të përfshihet në totalin e kontrollimit teknik.

Ky kontroll pritet t’u realizohet rreth 400 mijë veturave në Kosovë, derisa, sipas njoftimit të ministrisë, veturat që nuk posedojnë kontrolle të tilla, nuk do të mund të regjistrohen.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz