back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaBotëLajmi i Fundit: Kjo është arsyeja pse inxhinieri vrau 12 persona

Lajmi i Fundit: Kjo është arsyeja pse inxhinieri vrau 12 persona

Të ngjajshme

Hamza bën thirrje për bashkim dhe tejkalim të përçarjeve politike

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati...

Kapën autorët që vranë 20-vjeçarin shqiptar në oborrin e shtëpisë

Dy persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës në...

Vetaksident në Vrellë të Istogut, dy të lënduar

Dy persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti...

S’po bëhet rehat, Christensen lëndohet përsëri

Mbrojtësi i Barcelonës, Andreas Christensen nuk po arrin të...
- Advertisement -

Të paktën 12 persona raportohet se janë vrarë dhe 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një sulm me armë në një ndërtesë qeveritare në shtetin e Virxhinias.

Paraprakisht thuhet se autori i krimit qëlloi drejt njerëzve pa dallim në ndërtesën publike. I armatosuri është identifikuar si inxhinieri DeWayne Craddock 40 vjeç. Prej kohësh ai punonte në departamentin e shërbimeve publike dhe vitet e fundit ishte bërë pika e kontaktit për informacion mbi projektet rrugore, por kishte shfaqur pakënaqësi për vendin e punës. Zyrtarët thanë se një oficer policie u plagos kur një plumb goditi jelekun e tij.

Sulmi filloi pak pas orës lokale 16:00 në Qendrën Komunale të Virginia Beach. Në zonë ndodhen një numër ndërtesash qeveritare. Zona u rrethua nga policia dhe punonjësit u evakuuan.

“Një nga viktimat u qëllua jashtë në një makinë dhe pjesa tjetër u gjetën në tre katet e ndërtesës qeveritare”, tha shefi i policisë James Cervera.

Katër oficerë hynë në ndërtesë dhe e gjetën personin e armatosur brenda. Sulmuesi u vra në një shkëmbim me armë zjarri me policinë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz