back to top
Tuesday, October 28, 2025
BallinaLajmeGjykata e Apelit: Adem Grabovci dhe të tjerët do të gjykohen për...

Gjykata e Apelit: Adem Grabovci dhe të tjerët do të gjykohen për rastin ‘Pronto’

Të ngjajshme

Tërmet i fuqishëm në Turqi

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 shkallë ka...

Gjendet i vdekur një person në Llapçevë të Malishevës

Një burrë ka humbur jetën mëngjesin e së hënës...

Krasniqi thotë se Kurti përdori Haxhiun për të fshehur dështimin politik

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi thotë...

Gjykata e Apelit ka refuzuar kërkesën e avokatëve për hudhje të aktakuzës në rastin e njohur si “Pronto”. Rrjedhimisht, Adem Grabovci dhe të tjerët do të gjykohen për këtë rast, raporton Express.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Gjykata e Apelit ka njoftuar se i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave, për të akuzuarit  A. G., Z. P., N. K., B. B., I. N., S. G. , F. Sh., R. A. ,A. P. dhe Xh. D, të cilët janë të përfshirë në aferën Pronto. Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë i  datës  05.03.2019, ka mbetur në fuqi.

Sipas aktakuzës së prokurorisë, të gjithë këta po akuzohen se në formë të bashkëpunimit- bashkëkryerjes, kanë kryer veprës penale “Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës” nga neni 193 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit, në aktvendimin e kundërshtuar, gjykata e shkallës së parë, ka dhënë në mënyrë të mjaftueshme  për këtë fazë të procedurës penale, arsye lidhur me dyshimin e bazuar  mirë, rreth provave të kundërshtuara, dhe se  drejt ka vërtetuar se ekzistojnë prova të mjaftueshme të pranueshme në aspektin ligjor-procedural, për të vazhduar më tutje.

“Se a do të vërtetohet fajësia e tyre, mbetet të shqyrtohet gjatë fazave të ardhshme të procedurës penale dhe shqyrtimit kryesor të çështjes, e që në këtë fazë të procedurës penale fajësia nuk mund të supozohet as nga gjykata e as nga palët”, thuhet në komunikatë. /Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz