BallinaLajmeKush e dogji ekskavatorin e shqiptarit në veri të Mitrovicës

Kush e dogji ekskavatorin e shqiptarit në veri të Mitrovicës

Të ngjajshme

Nënshkruhet kontrata për renovimin e objekteve të FSK-së në Suharekë

Ministria e Mbrojtjes ka nënshkruar kontratë për realizimin e...

Programi i imunizimit në Kosovë ka shënuar përparime të rëndësishme

Vaksinat vlerësohen si një nga mënyrat më efektive për...

Alvaro Arbeloa ‘flet’ për thashethemet rreth Jose Mourinhos

Trajneri i Real Madridit, Álvaro Arbeloa, mund të jetë...

Gjesti është martuar? Ky detaj nxit spekulimet!

Gjesti ka lansuar një fragment të këngës së tij...

Policia e Kosovës kanë konfirmuar rastin, mirëpo nuk ka ndonjë të dyshuar akoma, raporton T7.

Një ekskavator u bë shkrumb e hi. Mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Koshtovë, krejt pranë fshatit Zupq, në rrethana të panjohura dikush ia kishte vënë atij flakën.

Pronari i ekskavatorit, Jetish Maliqi thotë se rojtari kishte parë një veturë duke ikur, përderisa automjeti ishte përfshirë nga flaka.

Thotë se nuk ka ndonjë të dyshuar, megjithatë kjo ndodhi dyshon se mund të ndërlidhet me aksionin e policisë ku u arrestuan disa serbë.

Maliqi thotë se nga kjo ngjarje është dëmtuar shumë, pasi që përmes këtyre pajisjeve siguron mbijetesën.

E një i afërm i tij ishte ndër personat e parë që kishte parë ekskavatorin duke u djegur.

Ai shprehet i bindur që kjo ngjarje ka lidhshmëri me aksionin e policisë në të martën.

Për djegien e këtij ekskavatori është e informuar Policia rajonale në Mitrovicën e Veriut.

Megjithatë ata thanë për T7 se është herët për të nxjerrë përfundime, pasi hetimet sapo kanë filluar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz