back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeNënkoloneli i policisë në Gjakovë mundohet ta fsheh rastin e arrestimit të...

Nënkoloneli i policisë në Gjakovë mundohet ta fsheh rastin e arrestimit të djalit të tij për bashkëpunim me kontrabandues!

Të ngjajshme

U dënua me 27 vjet burgim, ish-presidenti i Brazilit përfundon në spital

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të dielën la shkurtimisht shtëpinë...

40-vjeçari Luka Modric ia dhuron fitoren Milanit ndaj Bolognas

Luka Modrić shënoi golin e tij të parë me...

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen...

Zëvendës drejtori rajonal i policisë në Gjakovë, nënkoloneli Azem Malaj është munduar ta fsheh rastin e arrestimit e djalit të tij Besartit, që ka ndodhur dy ditë më parë në pikën e doganës në Vermicë nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

I kontaktuar nga “Gazeta Blic” nënkoloneli i policisë Malaj, ka mohuar se është arrestuar djali i tij, që me profesion është doganier.

“Jo, nuk është e vërtetë, Besarti ka qenë në pushim atë ditë dhe nuk është arrestuar. Nuk dua të flas më shumë për këtë çështje, por më tregoni ku e siguruat numrin tim”, tha ai duke ju shmangur pyetjes së gazetarit të “Gazeta Blic”.

Ndërkohë, duke insistuar në përgjigje nënkoloneli Malaj, u njoftua edhe për ndryshimin e masës së arrestit policor, por hezitoi të deklarohet duke thënë se “për më shumë hollësi drejtohuni tek organet kompetente”, u shpreh ai.

Fotografi e publikuar në “Facebook”

Në momentin e arrestimit, djali i nënkolonelit ishte nën shoqëri të tre personave tjerë që po ashtu u arrestun në atë ditë. Edhe këta të fundit punonin si doganier në atë pikë të doganës.

Me vendim të prokurorit , këtyre personave iu vu masa e ndalimit prej 48 orëve. Por, pas dy ditëve këta persona kanë dalë para trupit gjykues.

Gjykata ka vendosur që masën e paraburgimit t’ia zëvendosojë me masën e arrestit shtëpiak. Lajmin e ka konfirmuar gjyqtari i lëndës Sahit Krasniqi.

Ai ka thënë se trupi gjykues ka vendosur që këta tre persona që janë zënë duke keqpërdorur me detyrën zyrtare të mbesin në arrest shtëpiak e jo në paraburgim.

“Është marrë vendim për masën e arrestit shtëpiak prej një muaji. Për të njëjtin me anë të masave të fshehta është konstatu se ka bashkëpunuar me të kontrabanduarit. I njëjti po akuzohet për ‘keqpordorimin e detyrës dhe autoritetit zyrtar”, ka thënë gjyqtari në Gjykatën Komunale në Ferizaj, Sahit Krasniqi për Express.

Ai ka deklaruar se këtij grupi i është dhënë masa më e lehtë e dënimit duke thënë se nuk e kishte ditur nëse njëri nga të arrestuarit është djali i nënkolonelit të Gjakocës, Azem Malajt.

“Për këtë rast kemi vlerësua se masa e arrestit shtëpiak është më adekuate. Kur ka mundësi për një masë më të butë nuk duhet me shku në më të randën. Unë nuk e di për atë se djali i kujtë është ky Besarti. Prej juve po e dëgjojë”, ka sqaruar gjyqtari.

Kutjojmë se Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me hetuesit e Doganës, pas një hetimi disa mujor duke përdorur teknikat speciale të hetimit dhe vëzhgimit, ka arritur që me datë 27.05.2019 t’i arrestoj katër zyrtarë doganor të Pikës Doganore në Vërmicë – Prizren dhe katër qytetarë, dy prej tyre shtetas të Republikës së Shqipërisë.

“Zyrtarët doganor me inicialet H.D., B.M., D.H., dhe A.Z., dyshohen se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Ndërsa, katër të dyshuarit tjerë, dy prej tyre shtetas të Republikës së Shqipërisë, me inicialet M.A., V.S., V.S. dhe L.Rr., dyshohen se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Kontrabandimi i mallrave” nga neni 317 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, “Tregtia e ndaluar” nga neni 305, paragrafi 2, lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore” nga neni 318 paragrafi 2, lidhur me nenin 31, të KPRK-së”, thuhej në njoftimin për media

Prokuroria Themelore ne Prizren, për tetë (8) personat e lartcekur kishte lëshuar Aktvendim për Ndalim, dhe të dyshuarit do të mbahen 48 orë në ndalim deri në një vendim tjetër./Gazeta Blic/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz