back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeVazhdon aksioni i Policisë në veri, arrestohen edhe dy zyrtarë policorë për...

Vazhdon aksioni i Policisë në veri, arrestohen edhe dy zyrtarë policorë për kontrabandë

Të ngjajshme

Lëndohet Rudiger, mungon ndaj Real Sociedad, klubi mbretëror del me komunikatë

Futbollisti i Reala Madridit, Antonio Rudiger nuk është ftuar...

Proceset drejt fundit, Specialja emëron gjykatës të ri

Më 11 shtator, Autoriteti Emërues, gjeneralmajor Giovanni Pietro Barbano,...

Rivendosja e marrëdhënieve mes Kosovës dhe SHBA-së

Në 4–5 vitet e fundit, marrëdhëniet e Kosovës me...

Buja premton se parkingun e qytetit do ta bëjë funksional, e shpjegon në detaje këtë projekt

Shukri Buja, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për...

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve sot në orët e pasdites kanë arrestuar edhe dy zyrtarë policorë, njërin në Jarinje (pikë kalimin kufitar) dhe tjetrin në Mitrovicën jugore.

Edhe arrestimet e sotshme (zyrtarëve policorë të policisë kufitare me inicialet D.P dhe V.T) janë vazhdimësi e operacionit të emërtuar “Kontrabanda” që u zhvillua më 28 maj 2019 në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në disa lokacione në veri të vendit dhe më gjerë.

Operacionit “Kontrabanda” i ka paraprirë një hetim disa mujor i Inspektoratit Policor të Kosovës dhe PK-së i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës, i cili ka rezultuar me dyshimin e bazuar të përfshirjes së disa zyrtarëve policorë dhe të disa qytetarëve në: “Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal”, në lidhje me veprat tjera penale “Kontrabandë me mallra”, “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”, “dhënie e ryshfetit”, “tregti e ndaluar” etj, njofton Inspektorati i Policisë përcjellë Klan Kosova.

Të arrestuarve me vendim të prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz