back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeMPJ për arrestimin e kosovarit në Serbi

MPJ për arrestimin e kosovarit në Serbi

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

Edhe një kosovar është arrestuar në Serbi. Këtë e kanë konfirmuar për Gazetën Express në MPJ.

Ndryshe, dje nga shteti serb është liruar zyrtari i ATK-së, Marjan Gjoka, që po mbahej në paraburgim nën dyshimet se kishte kryer krime lufte, raporton Gazeta Express

Edhe një kosovar është arrestuar dje nga autoritetet serbe. Sic kanë bërë të ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme, bëhet fjalë për Arsim Piraj.

Arrestimin e tij e kanë konfirmuar për Express në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Këshilltari i ministrit, Liridon Llapashtica ka bërë të ditur se janë në komunik me zyrën ndërlidhëse në Beograd.

“MPJ konfirmon se Arsim Piraj është arrestuar, dhe jem në pritje të informatave tjera nga Zyra ndërlidhëse në Beograd”, tha ai.

46-vjecari ishte nisur për në Francë me një linjë autobusësh ku pas kalimit të pikës kufitare Dheu i Bardhë, njësitet policore kufitare serbe e kanë vë në pranga.

Burime të të afërta me familjen e 46 vjeçarit, kanë thënë se ai është arrestuar për një vepër të vitit 2007, ”kur një i panjohur i ka dhënë atij copëza hekuri, të cilat do dilnin të jenë të këmbanës së një kishe”.

Sipas familjarëve për një vepër të tillë 46 vjeçari kishte përfunduar edhe një proces gjyqësor gjatë vitit 2007 por tani nuk kanë dijeni se si një vepër e tillë ka përfunduar në dosjet e Serbisë.

Ndryshe, të dielën në Serbi u arrestua ish-ushtari i UCK-së, tash zyrtar në ATK, Marjan Gjoka.

I njejti pas tre ditë mbajtje u lirua, derisa për arrestimin e tij u informuan përvec autoriteteve në vend edhe BE e ambasadat.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz