back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaLajmePamje nga rrahja e LDK’së në Ferizaj

Pamje nga rrahja e LDK’së në Ferizaj

Të ngjajshme

OEK dorëzon kallëzimin penal ndaj ZRrE-së për dëmtim të bizneseve

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka njoftuar se ka...

Konstituohet Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve

Ministrja në detyrë, Arbërie Nagavci, mori sot pjesë në...

Bie çmimi i naftës në tregjet globale

Çmimet e naftës ranë të hënën, ndërsa investitorët po...

Katër persona janë shoqëruar për në stacionin policor të Ferizajt, pasi dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike në kuvendin zgjedhor të LDK’së, raporton Gazeta Express.

Major Mehmetali Hajdini, ka konfirmuar për Gazetën Express se në fshatin Koshare ku po mbahej kuvendin i një nëndege të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë arrestuar 4 persona.

“Katër persona janë shoqëruar për intervistim si të dyshuar. Dyshohet se ka të lënduar, por jemi në fazën e hetimit. Është njoftuar edhe prokurori”, kam thënë Hajdini.

Burime të Gazetës Express në mbrëmje thanë se në shkollën ku po mbahej tubimi kanë filluar përleshjet duke e lënë në gjysmë mbajtjen e zgjedhjeve.

Këtë e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale e Ferizajt për Gazetën Express.

“Po kemi marrë informacion dhe ka ndodhur përleshje. Kanë shku zyrtarë policorë dhe hetues në shkollën ku është mbajtur tubimi. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Koshare. Kur ka shkuar policia, pjesëmarrësit kanë ikur, prandaj po presim deri sa të vjen raporti”, kanë thënën nga Policia.

Javë më parë, zgjedhjet e LDK’së në një nëndegë në Mitrovicë, në prezencë të shefit të Grupi Parlamentar të partisë, Avdullah Hoti, kishin filluar përleshjet fizike gjatë mbajtjes së kuvendit.

Më poshtë gjeni pamjet në momentin kur situata tensionohet dhe përleshja fillon.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz