BallinaLajmePërsëri rrahje në LDK

Përsëri rrahje në LDK

Të ngjajshme

Ambasada e Gjermanisë: Për keqardhje që po humbet kohë e çmuar me zgjedhje të reja

Kuvendi i Kosovës është shpërndarë të martën e 28...

Ish-futbollisti i Manchester Cityt lëndohet rëndë në një ndeshje amatore

Një incident i rëndë ka tronditur finalen e “CVFL...

Zyrtare: Villarreali largon trajnerin

Klubi spanjoll, Villarreal ka njoftuar zyrtarisht ndarjen me trajnerin...

KFOR: Karabinierët zhvillojnë patrulla në Prizren për të garantuar sigurinë

Policia Ushtarake e Karabinierëve, pjesë e Njësisë së Specializuar...

Në nëndegën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në fshatin Koshare të Ferizajt, raportohet të ketë pasur përleshje gjatë procesit zgjedhor.

LDK po mban zgjedhjet e brendshme, të cilat herë pas herë po shënohen me përleshje fizike, cka po e pamundëson zgjedhjen e kryetarëve të degëve dhe të nëndegëve

Burime të Gazetës Express kanë thënë  se në shkollën ku po mbahej tubimi kanë filluar përleshjet duke e lënë në gjysmë mbajtjen e zgjedhjeve.

Këtë e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale e Ferizajt për Gazetën Express.

“Po kemi marrë informacion dhe ka ndodhur përleshje. Kanë shku zyrtarë policorë dhe hetues në shkollën ku është mbajtur tubimi. Ngjartja ka ndodhur në fshatin Koshare. Kur ka shkuar policia, pjesëmarrësit kanë ikur, prandaj po presim deri sa të vjen raporti”, kanë thënën nga Policia.

Javë më parë, zgjedhjet e LDK’së në një nëndegë në Mitrovicë, në prezencë të shefit të Grupi Parlamentar të partisë, Avdullah Hoti, kishin filluar përleshjet fizike gjatë mbajtjës së kuvendit. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz