back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeAksion kundër krimit të organizuar pati edhe në Drenas, Lladrovci thotë se...

Aksion kundër krimit të organizuar pati edhe në Drenas, Lladrovci thotë se krimi nuk ka ngjyra nacionale e as politike

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, e ka përshëndetur aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës të zhvilluar kundër krimit të organizuar.

Duke ndaluar në operacionin policor të zhvilluar edhe në Drenas, komunën të cilën ai e drejton, Ramiz Lladrovci tha përmes facebook se krimi nuk ka ngjyra nacionale, regjionale e as politike, njofton Klan Kosova.

”Krimi nuk ka ngjyra nacionale, regjionale as politike. Kriminelët nuk duhet të ndjehen sigurt në Republikën e Kosovës kur kemi Polici të tillë që me integritet dhe profesionalizëm kryejnë detyrat e veta duke ndjekur krimin e organizuar, korrupsionin dhe dukuritë tjera negative.

Përgëzoj Policinë e Kosovës për veprimet e sotme, kurajën për të luftuar krimin si në veri, ashtu edhe në jug. Operacioni i zhvilluar në Drenas, ishte shembullor dhe si komunë, i kemi ofruar përkrahje të plotë luftimit të krimit nga kushdo qoftë.

Policëve të lënduar në veri të vendit tonë, ju dëshiroj shërim të shpejt, duke shprehur solidaritet të plotë me ta dhe familjet e tyre. Krenar me Policinë e Kosovës!”

Të Fundit

Sport

ShowBiz