back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajme“​Tre policë të plagosur në veri, njëri në gjendje të rëndë”

“​Tre policë të plagosur në veri, njëri në gjendje të rëndë”

Të ngjajshme

Eklipsi i rrallë hënor shihet edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë edhe në Kosovë. Bota...

Aktori bën pauzë nga aktrimi

Jonathan Bailey ka vendosur të bejë një pauzë në...

Emmy 2025: Kush janë prezantuesit dhe cilët janë favoritët kryesorë për çmimet?

Gjithçka është gati për natën më të madhe televizive...

Sipas informatave të KMDLNj-së në Mitrovicë, që nga ora 5:00 njësitë speciale të Policisë së Kosovës kanë ndërmarrë një aksion me ç’rast janë arrestuar dhe ndaluar 30 persona, kryesisht policë të Kosovës të uniformuar të përkatësisë etnike serbe.

Në mesin e të arrestuarve ka policë shqiptarë dhe kontrabandistë shqiptarë dhe serbë.Strukturat paralele kanë aktivizuar alarmin dhe ka filluar grumbullimi i serbëve që po e kundërshtojnë policinë duke vënë barrikada.

Deri më tani me armë zjarri janë plagosur 3 policë shqiptarë, njëri është plagosur prapa shpine i cili është në gjendje më të rëndë dhe gjendet në Kirurgji, tjetri e ka hundën e thyer dhe gjendjet në ORL, kurse tjetri ka gërvishtje për faktin se plumbi e ka goditur në kuletë.

KMDLNj e ka të njohur identitetin e policëve të plagosur.Për dallim nga herët e tjera, përgjigja e qytetarëve serbë për mobilizim ka qenë shumë më i vogël.

KMDLNj e dënon ashpër dhunën ndaj policëve të Kosovës nga grupe dhe individë të armatosur që deri më tani kanë qenë të paprekshëm.KMDLNj kërkon që ata që plagosën policët e Kosovës sa më shpejt të sillen para organeve të drejtësisë.

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz