back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeJa cila është partia më e votuara nga partitë shqiptare në katër...

Ja cila është partia më e votuara nga partitë shqiptare në katër komunat e veriut

Të ngjajshme

LVV-ja thërret konferencë për shtyp

Vetëvendosje do të mbajë sot konferencë për shtyp në...

Koka derri të vendosura para xhamive në dhe përreth Parisit

Të paktën nëntë koka derrash u gjetën jashtë disa...

Kapen dhe dëbohen 3 kosovarë, po qëndronin dhe po punonin ilegalisht në Zvicër

Gjatë një inspektimi në një kantier të ndërtimit në...

Dyshimet për varr masiv, sot inspektohet lokacioni pranë Novi Pazarit

Në fshatin Kozhle, pranë Novi Pazarit, sot do të...

Javën tjetër nis gjykimi për spiunazh ndaj ish-zyrtares së OSBE-së

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 16 shtatorin 2025...

Zgjedhjet për kryetarin e komunës, në katër komunat e veriut, të mbajtura sot, me kandidatët e saj, Gonxhe Çaushi për Mitrovicë të Veriut, Shaqir Hetemi për Leposaviq, Hysen Mehmeti për Zubin Potok dhe Ilir Peci për Zveçan, nga informatat e deritashme kanë shënuar fitore kundrejt kandidatëve tjerë shqiptarë.

Sipas informatave të para nga komisionarët, procesi zgjedhor në disa vendvotime, dëshmon epërsi të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës, kundrejt partive tjera shqiptare.

Kështu, në fshatin Lipë të Zveçanit, kandidati i PDK-së për kreun e komunës, Ilir Peci ka fituar 82 vota, kundrejt Vetëvendosjes, 5 vota.

Ndërsa në Zveçan, numri total i votave për PDK-në është 117, ndërsa Vetëvendosje ka marrë në koalicion me të gjitha partitë, 55 vota.

Ndërsa në Leposaviq, ku kandidat është Shaqir Hetemi, PDK-së, ka fituar 110 vota, kundrejt 62 votave.

Ndërsa në vendvotimin Kodra e Minatorëve, po ashtu, prinë kandidatja e PDK-së, Gonxhe Çaushi, 100 kundrejt 95. Në lagjen 7 Shtatori, Znj. Çaushi ka fituar 109 vota, kundrejt 33 votave të Vetëvendosjes dhe partive tjera në koalicion me të.

Në Zubin Potok, kandidati i PDK-së, për kreun e kësaj komune, Hysen Mehmeti, ka fituar 112 vota, kundrejt 98 votave të krejt partive shqiptare bashkë./Indeksonline/

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz