back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeLojërat e fatit mbi ligjin, bastoret ende qëndrojnë të hapura në Kosovë

Lojërat e fatit mbi ligjin, bastoret ende qëndrojnë të hapura në Kosovë

Të ngjajshme

Bordi i Paqes mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës

Bordi i Paqes, iniciativë kjo e nisur nga presidenti...

Arrestohet një malazez në Prishtinë, kishte vjedhur…

Një shtetas i Malit të Zi u arrestua në...

Moti për sot

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht...

Edhe zyrtarisht më 10 maj kishte hyrë në fuqi Ligji për Ndalimin e Lojërave të Fatit, shkruan lajmi.net.

Menjëherë pas kësaj, ATK-ja kishte bërë të ditur për lajmi.net se ua kishte revokuar licensat të gjitha subjekteve të lojërave të fatit të cilat operojnë në Kosovë.

Mirëpo, këto biznese nuk po e kanë problem të funksionojnë edhe jashtëligjshëm.

Një lexues i lajmi.net ka dërguar fotografi në redaksinë tonë, ku shihet se si bastoret funksionojnë rregullisht në Kosovë.

Ai thotë se kjo po ndodh në Komoran të Drenasit, mirëpo se një gjë e tillë është raportuar edhe në plotë qytete të tjera në Kosovë.

Madje, nga ajo që shihet edhe bastet online janë ende aktive në Kosovë, ndërsa nuk dihet se si do të veprohet me to.

Të Fundit

Sport

ShowBiz