BallinaRegjionaleDrenasMasakra në burgun e Dubravës, vije e përmbledhur në një libër

Masakra në burgun e Dubravës, vije e përmbledhur në një libër

Të ngjajshme

Rayo fiton minimalisht ndaj Strasbourg

Rayo Vallecano siguroi një avantazh të ngushtë në gjysmëfinalen...

Kajtazi: Me kthimin e Thaçit në Kosovë ndryshon loja

Opinionisti Vehbi Kajtazi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan...

Dëshmi autentike nga një i mbijetuar në Masakrën e Dubravës do të vijnë në një libër që për autor ka Enver Dugollin. Libri do të promovohet më 20 maj në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

“Qark i (pa)mbyllur burgjesh”, mban titullin libri i ri i Enver Dugollit, që është një libër që gërsheton kujtime, dëshmi autentike nga një ish i burgosur dhe i mbijetuar i njërës prej ngjarjeve më makabre që njeh historia e re Kosovës, masakrën në burgun e Dubravës gjatë kohës së intervenimit të NATO-s në Kosovë.Libri ringjall kujtesën e atyre viteve të rënda që përcollën këta të burgosur, jo vetëm në burgun e Dubravës, por edhe në burgje të tjera serbe.

Libri përshkruan në detaje vrasjet dhe torturat më çnjerëzore që janë bërë gjatë fundshekullit XX, e që mbajnë emrin dhe vulën e krimeve serbe.

Promovimi i librit do të bëhet më datë 20 maj (e hënë), në orën 12:00, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz