Futbollistët e Prishtinës, Armend Dallku, Diar Miftaraj, Meriton Korenica, Arbër Hoxha dhe Donat Hasanaj e kanë vizuar në spitali futbollistin e lënduar të Llapit, Valmir Veliun, raporton Zëri.info.
Veliu në ndeshjen e sotme u lëndua rëndë në kokë pas një dueli me Miftarjan ndërkohë që me ambulancë u dërgua në spital.
Gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë derisa është shtrirë për tretman në Spitalin Amerikan në Prishtinë.
Veliu konsiderohet një ndër lojtarët më të talentuar në futbollin kosovar. /Zëri.info