back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaSportNga limonat në zyrë te detergjenti i rrobave, 7 gjërat që nuk...

Nga limonat në zyrë te detergjenti i rrobave, 7 gjërat që nuk dini për Pochettino!

Të ngjajshme

Debutim për t’u harruar, Asllani merr karton të kuq

Kristjan Asllani ka debutuar sonte me Beshiktashin në Superligën...

Ngushtohet rezultati, Chelsea shënon ndaj West Hamit

Chelsea ka arritur të shënojë më në fund ndaj...

Abdixhiku: LDK-ja duhet të bashkohet, jemi pak dhe kemi nevojë për secilin

Lumir Abdixhiku është deklaruar përpara mediave, pasi delegatët e...

Mauricio Pochettino shpërtheu në lot pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit.

Trajneri i Tottenhamit, për të parën herë në histori, ka dërguar londinezët në finale. Por, përveç emocional, Pochettino është edhe një person shumë karizmatik.

Ja disa nga gjërat që nuk dinit për të.

1 – Eshtë qytetar nderi në Virle Piemonte: babai i stërgjyshit të Pochetinos emigroi në Argjentinë në vitin e largët 1867 pikërisht nga qyteza e vogël në dyert e Torinos

2 – Ka stërvitur Southampton deri në maj të vitit 2014, dy muaj përpara  ardhjes së Dusan Tadic te Saints: kryqëzim që ka munguar, deri në gjysmëfinalen e Champions.

3 – Ish-mbrojtës, Pochettino ka koleksionuar 20 ndeshje dhe 2 gola me kombëtaren e Argjentinës mes vitit 1999 dhe 2002. Ndeshja e debutimit? Kundër Holandës, në atë që sot quhet “Johan Crujff Arena”. Mirë se erdhe Mauricio.

4 – Në vitin 2001 në fushë ishte edhe ai, te PSG, në finalen e Kupës Intertoto të fituar ndaj Brescias së Baggios dhe Mazzones.

5 – Trajneri i Spurs ka publikuar një biografi, Brave Neë Ëorld, ku tregon manitë e tij: mbi të gjitha, ajo për të zgjedhur siç duhet me rigorozitet ilaçin e rrobave për lavanderinë e skuadrës.

6 –  Parfumi dhe aromat janë në qendër  të zyrës së tij: Pochettino ka zakon të vendosë limona në tavolinën e tij “për të thithur energjitë negative që janë të pranishme në ambient”.

7 – Eshtë një fans i madh i Robbie Ëilliams: Love my Life është një nga këngët e preferuara. Do të shohim nëse do të  jetë soundtrack edhe i finales së Champions.

Të Fundit

Sport

ShowBiz