back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeHaradinaj: Kosova ofron kushte të mira për investimet e huaja

Haradinaj: Kosova ofron kushte të mira për investimet e huaja

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim një grup biznesmenësh dhe investitorësh amerikanë nga fusha të ndryshme, në përbërje të Bryan Ingram, Fred Ketcher dhe Bruce Stewart si dhe sipërmarrësit Rrustem Gecaj dhe Genc Meraku, me të cilët ka biseduar për mundësitë dhe ambientin e përshtatshëm që ofron Kosova për investitorët nga jashtë.

Kryeministri Haradinaj me këtë rast ka njoftuar z. Ingram dhe delegacionin, për progresin e Kosovës në të gjitha fushat veçmas, për prioritetet e Qeverisë në zhvillim ekonomik, forcim të sundimit të rendit dhe të ligjit dhe fusha tjera me rëndësi për vendin.

“Kosova ofron mundësi të mira për investitorët potencial. Ka hartuar legjislacion i cili lehtëson dhe thjeshtëson procedurat e të bërit biznes. Kemi Ligjin për Investime Strategjike i cili është mjaft i favorshëm për bizneset vendore dhe veçmas ato të huaja”, tha kryeministri Haradinaj, dhe shtoi se Qeveria do të jetë partner dhe mbështetës i parezervë i bizneseve.

Kryeministri Haradinaj theksoi se Kosova është vend shumë i përshtatshëm për investime në sektorë të ndryshëm, pasi numri më i madh i popullatës janë të rinj dhe janë potencial për kompanitë dhe bizneset që kapitalin e tyre e investojnë në Kosovë.

Nga ana e tyre, investitorët amerikanë, shprehën gatishmërinë e tyre për investim në Kosovë në fusha dhe sektorë të ndryshëm, si në teknologji informatike, riciklimin e mbeturinave, në agrokulturë dhe fusha tjera me rëndësi për zhvillimin ekonomik të vendit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz