back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeFlet serbi që Nysrete Kumnova e akuzoi për vrasjen e djalit

Flet serbi që Nysrete Kumnova e akuzoi për vrasjen e djalit

Të ngjajshme

Nysrete Kumnova, përfaqësuese e shoqatës “Thirrjet e nënave” 20 vjet nga vrasja dhe zhdukja e familjarëve të saj ka thënë mbrëmë në Info Magazine të Klan Kosovës se i di emrat e personave që ia kanë marrë meshkujt e shtëpisë nga banesa, të cilët kurrë më nuk janë kthyer.

Kumnova ka dhënë edhe emrat e dy serbëve që ia kanë marrin djalin e saj Albionin që ende është i zhdukur dhe pesë anëtarë tjerë të familjes së gjerë.

“Më 31 mars 1999 në 14:30 kanë hyrë persona të uniformuar me uniforme të ushtrisë serbe –  nuk kanë qenë policë. Kanë qenë Vuk Mirkoviq dhe Dragan Raçiq. Ata jetojnë në Nish por askush nuk i ka ndjekur. Ata jetojnë të lirë. Kemi komunikuar gjatë luftës me ata njerëz. Kam shkuar me kunatën – Ferdonije Qerkezi. Na kanë thënë se “se nuk do t’i gjeni kurrë ata derisa ne t’ju tregojmë”, ka thënë mbrëmë ajo në Info Magazine.

Njëri  nga të dyshuarit, Vuk Mirkoviq në një bisedë telefonike për Indeksonline ka thënë se është i pastër dhe se nuk e ka prekur asnjë bubrrec me duar, se lëre më njerëz.

“Gjakovarët e din se kush ka vra, e kush jo. Mua serbët më kanë qit prej pune, e dini ju atë rast. Unë s’e kam njoft askënd prej familjes Kumnova. Jam i gatshëm për bashkëpunim, t’i përgjigjem çdo akuze sepse jam i pastër. Kisha dasht me hek këtë prej veti që më kanë quajt kriminel” ka thënë Mirkoviq.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz