BallinaLajmePërurohen ambulantat specialistike, Veseli: Ndryshime rrënjësore në shëndetësi

Përurohen ambulantat specialistike, Veseli: Ndryshime rrënjësore në shëndetësi

Të ngjajshme

Lori Hoxha shtatzënë? Detaji që e “tradhtoi”

Një postim i fundit në rrjetet sociale nga Lori...

Kurti: Stërvitja e serbëve disa metra larg kufirit me Kosovën, shfaqje e rrezikshme e agresionit

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se stërvitjet e ushtrisë...

Osmani shtroi iftar për myftiun Tërnava dhe delegacionin e BIK’ut

Presidentja Vjosa Osmani ka shtruar iftar për kryetarin e...

Behrami i reagon Kurtit: Kaos, migrim dhe kontrata njëburimore për pesë vite

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur nga gazetarët...

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, përuroi sot objektin e ri të ambulantave të reja specialistike në QKUK.

Kreu i Kuvendit tha se diçka që shihet nuk ka nevojë te shtjellohet më tej.

Duke përgëzuar ministrin Ismaili dhe drejtorin e QKUK-së për dinamikën e dhënë ndryshimeve pozitive në sistemin e shëndetësisë, kryeparlamentari Veseli tha se shërbimet shëndetësore duhet të përmirësohen edhe më tej, njëkohësisht, duke i qëndruar afër personelit shëndetësor.

Veseli përgëzoi stafin shëndetësor për përkushtimin e tij për t’iu gjendur afër qytetarëve dhe për t’u ofruar shërbime sa më të mira.

“Ne të tjerëve, mua dhe ministrit në veçanti, na takon të bëjmë edhe më shumë. Kemi bërë diçka, nuk mund të mohohet dhe këto ndryshime pozitive duhet të përkrahen. Por duhet bërë edhe më shumë, për faktin se si shtet dhe si shoqëri ende nuk jemi aty ku duam. Ende jemi prapa në ofrimin e shërbimeve për qytetarët, duke zvogëluar sorollatjet e shpenzimet e tyre”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, nga ana e tij, tha se sot po shihet një pasqyrë e asaj çfarë dëshirohet të jetë në shëndetësinë kosovare gjithandej Kosovës, e jo vetëm në QKUK.

Ministri i Shëndetësisë kujtoi kohën kur qytetarët detyroheshin të merrnin shërbime nëpër bodrume, në kushte të tmerrshme për pacientin, e gjithashtu denigruese për profesionistët shëndetësorë.

“Ajo që shohim sot këtu është një nivel krejt tjetër i shërbimeve. Përpos që jepen shërbimet më moderne dhe zvogëlohet koha e pritjes, kemi edhe rritje të shërbimeve. Dikur këto ambulanta specialistike kanë pasur rreth 250 pacientë në ditë, ndërsa sot i kanë 800-1000 sish. Pra, po kthehet besimi në institucionet publike shëndetësore. Shërbimet e këtij standardi do të shtrihet edhe nëpër spitalet dhe qendrat e tjera”, tha ministri Uran Ismaili.​

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz