BallinaLajmeSot 20 vite ranë heroikisht në Koshare një italian e një francez,...

Sot 20 vite ranë heroikisht në Koshare një italian e një francez, u rreshtuan krah UÇK-së

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Sot 20 vite ranë heroikisht në Koshare një italian e një francez, u rreshtuan krah UÇK-së

Masakrat dhe gjenocidi i kryer nga forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe kundër popullatës civile shqiptare të Kosovës dhe lufta e drejtë e popullit të Kosovës, kishte bërë që radhëve të Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës tu bashkohen edhe shumë luftëtarë nga vende të ndryshme të botës demokratike.

 

Italiani Francesco Bider dhe francezi Pallard Pierre, ju kishin bashkangjitur vullnetarisht Brigadës 138 “Agim Ramadani” duke u bërë pjesë e historisë sonë në Frontin e Koshares.

“ Ne nuk mund të qëndronim duarkryq duke shikuar në televizion masakrat dhe gjenocidin që po kryenin forcat serbe kundër popullit të Kosovës, ndaj dhe vendosëm që vullnetarisht ti bashkohemi Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës” – deklaronin Bider dhe Pierre.

Ata lanë jetët e tyre në Itali e Francë u rreshtuan luftuar krah për krah me bijët dhe bijat më të mira të popullit liridashës shqiptar në luftën për liri.
Francesco Bider dhe Pallard Pierre, ranë më 07 Maj 1999, në luftë me armikun serb, duke i dhënë Kosovës dhe luftës çlirimtare edhe dy heronjë nga popujt miq italian e francez.

Në nderim të jetës e veprës së tyre, sot dy heronjtë janë kujtuar nga ish-komandati i UÇK-së, aktualisht ministër i Mbrojtjes, Rrustem Berisha.

“Francesco Bider dhe Pallard Pierre, ju do keni gjithmonë respektin dhe nderimin e popullit të Kosovës. Ju jeni shembulli më i mirë i miqësisë mes popujve tanë liridashës” shkruan ndër të tjera ministri Berisha.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz