BallinaLajmeVdekja e ushtarakes shqiptare, reagon kryeministri i Letonisë

Vdekja e ushtarakes shqiptare, reagon kryeministri i Letonisë

Të ngjajshme

Ghalibaf: Iranianët preferojnë të vdesin sesa të dorëzohen

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammed Bagher Ghalibaf, ka...

Arrestohet një person për sulm dhe dhunë në familje në Shtime

Më datën 06.05.2026, rreth orës 12:50, në stacionin policor...

Kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins, ka reaguar pas vdekjes së ushtarakes shqiptare, Zarife Hasanaj.

Kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins, ka reaguar në lidhje me shpërthimin e një mine ku mbeti e vdekur efektivja e Forcave të Armatosura, Zarife Hasanaj dhe u plagosën dy ushtarakët e tjerë, major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj.

Krisjanis Karins ka shprehur ngushëllime për familjen e viktimës, ndërsa shton se Letonia i është  mirënjohëse Shqipërisë për kontributin e saj në misionet e NATO-s.

“Një ditë e trishtuar për të gjithë ne për shkak të aksidentit tragjik në bazën ushtarake Adazi. Ngushëllimet e mia për familjen e një anëtari të Forcave të Armatosura Shqiptare, që humbi jetën. Uroj një shërim të shpejtë të ushtarëve të tjerë të lënduar. Letonia është mirënjohëse për Shqipërinë për kontributin e saj në misionin NATO”, shkruan kryeministri letonez.

Zarife Hasanaj, dhe dy ushtarakët e tjerë shqiptarë ishin pjesë e misionit të NATO-s për demontimin e minave. Por, gjatë një misioni në Letoni, teksa po çmontonte një minë, efektivja Hasanaj humbi jetën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz