back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaLajmeQeveria lë pa punë 66 punëtorë të Lotarisë, Ministria e Financave nuk...

Qeveria lë pa punë 66 punëtorë të Lotarisë, Ministria e Financave nuk e procedon Ligjin e ri

Të ngjajshme

Alban Skenderaj i drejtohet Klodit me disa fjalë, pasi e kuptoi se ishte në publik

Alban Skenderaj e ka përshëndetur banorin e BBVK4, Klodin...

Kosova, nëse kualifikohet në Kupën e Botës, lojën e parë do ta luaj kundër Australisë

Kombëtarja e Kosovës sot ka mësuar kundërshtarët e mundshëm,...

Momente emocionale për Klodin, ndjek koncertin e Alban Skenderajt në mesin e mijëra shikuesve

Klodi ka përjetuar momente të paharrueshme jashtë shtëpisë më...

Suhareka po bëhet me super stadium, Albin Kurti njofton investimin prej 11 milionë eurosh

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Qeveria lë pa punë 66 punëtorë të Lotarisë, Ministria e Financave nuk e procedon Ligjin e riMbi 60 punëtorë të Lotarisë së Kosovë nga 8 maji i këtij viti do të mbesin në shtëpi. Gjithë kjo për faktin se po këtë ditë do të hyjë në fuqi Ligji që ndalon lojërat e fatit. “Shpëtim” për ta mund të jetë procedimi në Kuvend i Ligjit për Lotarinë. Aktualisht ligji gjendet në Qeveri, dhe ende nuk është proceduar. Lumir Abdixhiku thotë se ai ende nuk ka marrë konfirmim rreth kërkesës për procedim të këtij Ligji, ndërkohë në Lotari deklarojnë se kanë marrë premtime nga Grupet Parlamentare se ky ligj do të procedohet shpejt.

8 maji i këtij viti do të jetë dita e fundit e punës për 66 punëtorët e Lotarisë së Kosovës. Kthimi i tyre në punë mund të bëhet vetëm nëse Ligji për Lotarinë e Kosovës procedohet në Kuvend.

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Lumir Abdixhiku i ka thënë Gazetës Express se ai ende nuk ka marrë përgjigje lidhur me kërkesën e tij për procedimin e këtij ligji.

“Nga asnjeri. As në formë të shkruar, e as si konfirmim në seancën e fundit kur kam kërkuar që ligji të procesohet nga Qeveria”, ka thënë Abdixhiku.

E nëse ky Ligj nuk procedohet shpejt, atëherë një numër i madh i punëtorëve do të mbesin të papunë.

Drejtori i Lotarisë së Kosovës, Bashkim Sllamniku i ka thënë Gazetës Express se me hyrjen në fuqi të Ligjit për Lojërat e Fatit do të mbesin të papunë 66 punëtorë të Lotarisë së Kosovës.

Sllamniku thotë se kanë marrë premtime nga të gjitha Grupet Parlamentare se se ligji do të procedohet shumë shpejt në Kuvend.

“Më 8 maj hyn ligji në fuqi dhe do të mbesin 66 punëtorë pa punë. Kemi marrë premtime se do të procedohet shpejt ligji. Na kanë premtuar të gjitha Grupet Parlamentare”, ka thënë Sllamniku për Express.

Ligji është aktualisht në Zyrën e Kryeministrit, por që deri më tani nuk është proceduar.

Gazeta Express ka kontaktuar edhe me zëdhënësen e Qeverisë, Donjeta Gashin për të marrë informacione se kur do të procedohet ky ligj në Kuvend, por ajo ka sugjeruar që për këtë çështje të drejtohemi te Ministria e Financave, por që nuk kanë kthyer përgjigje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz