BallinaLajmeFillojnë reshjet e borës në disa pjesë të Evropës!

Fillojnë reshjet e borës në disa pjesë të Evropës!

Të ngjajshme

Shokon aktorja 70-vjeçare: “Dua lidhje veç për një natë”

Aktorja amerikane Whoopi Goldberg nuk ngurron të shprehë mendimin...

75 vjet burg dhe 108 mijë euro gjobë ndaj pesë të akuzuarve për rastin e 400 kg kokainë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues  ndaj...

Kurti i zhvendos nga zyra e tij kategoritë e dala nga lufta, i çon në ministrinë e re

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për bartjen e...

Vitia premton: Qytetarët e Ferizajt brenda 30 muajsh bëhen me spital të ri

Pas mbledhjes së Qeverisë, në konferencë për media dolën...

Në disa pjesë të Evropës qendrore dhe perëndimore kemi depërtimin e masave ajrore mjaft të ftohta arktike nga veriu. Gjithashtu kemi edhe masat ajrore të paqëndrueshme të cilat sjellin reshje atmosferike në këto rajone. Këtë paradite reshjet e borës kanë filluar në disa pjesë të Gjermanisë juglindore dhe jugore. Reshjet e borës do të fillojnë edhe në Francë, vende-vende në Angli, Austri,  pjesë të Zvicrës, Slloveni, Kroaci, Bosnjë e deri në Mal të Zi të hënën.

Reshjet të dendura bore përpos viseve kodrinore-malore priten edhe në disa ultësira të Gjermanisë dhe Francës. Në viset Alpine priten rreth 1 metër trashësi bore.

Në anën tjetër rajoni ynë sot dhe nesër do të gjendet në sektorin e nxehtë të ciklonit, pra e kemi fjalën për Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kështu që çdo reshje atmosferike do të jetë në formë shiu. Të hënën vonë edhe tek ne pritet depërtimi i frontit të fuqishëm të ftohtë ajror nga veriu ku në viset kodrinore-malore të rajonit tonë priten reshje bore. Reshjet e borës mund të paraqiten shkurtimisht edhe në ndonjë qytet apo qytezë të Republikës së Kosovës.

Sidoqoftë sot gjatë ditës priten reshje shiu në Shqipëri, kurse në mbrëmje reshjet shiut do të përfshijnë edhe Kosovën dhe Maqedoninë Veriore. Në Shqipëri dhe Mal të Zi gjatë natës dhe nesër priten reshje të dendura shiu, vende-vende edhe rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë të cilat nuk përjashtohen edhe në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore./Meteoballkan

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz